Shtëpia që dua

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë", trendet e dizajnit që do të mbizotërojnë 2021-shin

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Shumë njerëz në fundvit tentojnë të bëjnë një pauzë dhe të vlerësojnë trendet e të gjitha gjërave.

Kjo do të thotë të shikosh prapa ose thjesht të marrësh parasysh ngjyrat e reja të vitit 2021, kështuqë nuk ka arsye të mos u besosh ekspertëve dhe të shikosh me më shumë kujdes rekomandimet.

Këtë javë, 1stdibs e ka bërë atë pak më të lehtë, falë publikimit të rezultateve vjetore të studimit të saj. Sondazhi, i cili përqendrohet në trendet e vitit 2021, arriti që qindra dizajner të brendshëm në të gjithë globin të shprehin mendimin e tyre.

"Vitin e kaluar, marrëdhëniet tona me shtëpitë kanë evoluar në mënyrë dramatike," thotë Anthony Barzilay Freund, drejtor editorial dhe drejtor i artit figurativ për 1stDibs.

"Ne po kalojmë shumë më shumë kohë duke menduar për hapësirat që duam ... dhe gjithashtu për mënyrën se si dizajni na ndihmon të plotësojmë nevojat e jetës së përditshme."

Freund shton se: “Sondazhi i stilistëve na ofron pasqyrim në trendet e brendshme që përfaqësojnë preferencat tona dekorative dhe qëndrimet tona të reja ndaj ndjekjes së punës dhe aktiviteteve të kohës së lirë në shtëpi”.

Sondazhi në internet ndau rezultatet në pesë kategori kryesore. Përcaktoi që tonet e ngrohta dhe tokësore, modelet e drejtuara nga natyra dhe mobiljet "artizanale" ka të ngjarë të jenë faktorë të mëdhenj në dekorimin e shtëpisë vitin e ardhshëm.

Më poshtë do të gjeni disa ide se si ta sjellim secilin trend në shtëpi.

Modele të frymëzuara nga natyra

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Një e katërta e dekoruesve të anketuar treguan se modelet e frymëzuara nga natyra ka të ngjarë të rriten.

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

"Ne natyrshëm kemi një lidhje me hapësirat e jashtme dhe shpesh gjejmë frymëzim në natyrë," tha projektuesi Laura Hodges për 1stdibs.

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Ngjyrat e ngrohta dhe tonet e tokës

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Ngjyrat e ngrohta dhe tonet e tokës si smeraldi, kobalti, portokalli i djegur dhe e verdha e sinapit janë të gjitha ngjyrat që morën notat më të larta.

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Rikthim i modeleve të 1970-ës

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

29% e pjesëmarrësve në sondazh parashikuan që vitet 1970 ishin dekada që ka shumë të ngjarë të ndihej në skenë për 2021.

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

Mobilje Bashkëkohore dhe Artizanale

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

31% e të anketuarve zgjodhën stilin e tyre bashkëkohor nga një total prej 14 opsionesh.

61% e dekoruesve pjesëmarrës thanë se kur blinin pjesë të reja, ata do të synonin të bënin blerje nga projektuesit artizanalë.

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

"Ngjyrat e ngrohta, tonet e Tokës dhe më shumë",

*Artikulli i marrë nga architecturaldigest, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.