Shtëpia që dua

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi Campbell

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Pas 35 vitesh karrierë, ndërkohë që koleget e saj, bashkëmoshatare, janë lënë në hije, Naomi Campbell është ende në qendër të vëmendjes dhe në krye të detyrës, si modele.

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Faqja e famshme e arkitekturës, “Architectural Digest” ka hyrë në shtëpinë e saj të pushimit, aty ku ajo arratiset sa herë që gjen kohën e lirë.

Vila ndodhet në Malindi të Kenias dhe ka pamje nga Oqeani Indian. Naomi e zotëron këtë vilë prej 20 vitesh.

“Është një vend shumë qetësues. Kur nuk dua të qëndroj as në telefon e as me televizorin, por thjesht me veten dhe me librat, vij këtu. Është këndshëm të qëndrosh në heshtjen që thyhet vetëm nga insektet”, thotë Naomi.

Ajo e vizitoi këtë vend për herë të parë kur në 1990-ën dhe u rikthye disa vite më vonë me një mikeshën e saj ku u bind që duhej të kishte pronëne vet aty.

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Zona më e lezetshme e vilës është oborri. Aty ku ndodhet pishina me ujë të kripur e ku ka vend mjaftueshëm për të shtruar rreth e rrotull darka mes miqsh.

Shumica e mobiljeve të shtëpisë janë blerë në Marok, Marrakech, Senegal dhe Kairo.

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

“Senegali ka mobilje të mahnitshme. Sa herë që shkoj, blej mobilje, edhe nga ata që s`më duhen për momentin. Thjesht i ruaj për më vonë, kur diçka të prishet”, thotë Naomi.

Një tur në shtëpinë-ishull ku arratiset gjithnjë Naomi

Kurse dyert e shtëpisë ia ka besuar Armando Tanzini-t, një artisti çmimesh që është nga Malindi. Dhe po aty, nga mobilierët e të njëjtit qytet janë krijuar.

Naomi preferon korrikun për ta kaluar në shtëpinë e saj dhe çdo moment tjetër që mund të arratiset prej punëve.