Shtëpia që dua

Sa më e vogël shtëpia, aq më të mëdha shanset për depresion

Sa më e vogël shtëpia, aq më të mëdha shanset

Një grup studiuesish italianë janë mbledhur për të studiuar depresionin në ditët pandemike.

Nga kërkimet e thelluara, krahasuese, rezultoi se 85% e të rinjve të intervistuar janë subjekt i ankthit, mërzisë dhe depresionit.

Problemi i papunësisë dhe pasiguria e së ardhmes janë dy arsyet kryesore të kësaj gjendjeje dhe shpëtimi duket se është shtëpia. Kalimi i më shumë kohe brenda katër mureve, (në mungesë të disa argëtimeve dhe lirshmërisë për të shkuar kudo) shtëpia është bërë më e rëndësishme se asnjëherë më parë.

Sa më e vogël shtëpia, aq më të mëdha shanset për depresion.

Ata që jetonin në shtëpi me sipërfaqe më pak se 60 metra përjetonin më shumë simptoma depresioni krahasuar me ata që jetonin në shtëpi të mëdha.

Po gjithsesi kjo marrëdhënie nuk lidhet vetëm me hapësirën. Arredimi dhe ngjyrat janë faktorë që ndikojnë. Prania e gjelbërimit është gjithmonë pozitive.

Ballkonet dhe tarracat luajnë një rol të rëndësishëm.

*Artikulli i marrë nga Elle Decor, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.