Trendet më të mira të dizajnit të shtëpive për vitin 2020

Mbushja e hapësirave tuaja me atë që është e nevojshme mund të jetë e ndërlikuar.
Ndërsa gjithmonë doni që shtëpia juaj të duket elegante, qëndrimi në krye të tendencave të fundit është një barrë. Dizajner dhe arkitektë të njohur kanë folur për tendencat e shtëpive që ata kanë dizenjuar gjatë vitit 2020 dhe stilet që kanë përqafuar e ato që lënë pas.
Nga paletat e ngjyrave te mobiljet, madje edhe dizajni i peizazhit dhe më gjerë.
“Shumë modele janë pjesë dekorative, të pavarura që thjesht mund të përshtaten në çdo dhomë të shtëpisë" thotë Jenny Dina Kirschner e JDK Interiors.
"Banjat janë një vend i shkëlqyeshëm për të eksperimentuar dhe për tu argëtuar me ngjyra, materiale dhe letër-muri" thotë Bailey Austin i Bailey Austin Design.
"Raftet e hapura janë praktike. Njerëzit nuk duan të kalojnë tërë kohën e tyre për t'u futur gjëra nëpër sirtarë dhe duan t'i mbajnë kuzhinat e tyre të rregullta" thotë Bailey Austin i Bailey Austin Design.
“Klasicizmi është kthyer! Bustet dhe detajet Greke shtojnë perspektivën e përsosur bashkëkohore. Përqafoni këto elementë pa i marrë shumë seriozisht, loja është prekja perfekte përfundimtare", thotë Rayman Boozer.
"Të gjesh lule natyrale jeshile të vërteta në ambientet e brendshme ndihmon në dhënien e personalitetit dhe një shtrese tjetër në një hapësirë", thotë Linda Hayslett e Designs L.H.
Këtu do të gjeni foto të shtëpive të dizenjuara gjatë 2020-ës:
*Artikulli i marrë nga elledecor. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.