Video/ Gjithë dhomat sekrete të shtëpisë së Cara Delevingne

“Nëse thua se je mërzitur, atëherë je e mërzitshme”, kjo është motoja e supermodeles Cara Delevingne dhe ndaj është përpjekur që shtëpinë e saj të mos e bëjë të mërzitshme. Hapi dyert e shtëpisë së saj në Los Angeles për Architectural Digest dhe prezantoi supervilën e saj ku i gjen të gjitha ngjyrat dhe hapësirat e argëtimit.
Shtëpia duket si Saint-Tropez.
“Puna ime kërkon që unë të vë shumë kapele e të vesh kostume të ndryshme. Më pëlqen të futem në këta personazhe të ndryshëm, kështu që doja që shtëpia ime të pasqyrojë shumë tema dhe gjendje të ndryshme shpirtërore”, thotë Cara.
Arkitekti Nicolò Bini i Line Architecture thotë se Cara donte së pari natyrën në shtëpi. Kështu përdorën letrën e murit me tema të ndryshme. Një gjarpër në dhomën e bilardos dhe një leopard ngjitës në shkallët e shtëpisë. Një tufë skulpturash të shpendëve nga artisti meksikan Sergio Bustamante dhe sigurisht shumë bimë.
Pastaj për të i rëndësishëm ishte argëtimi dhe lojërat. Kështu krijoi dhomat sekrete: një dhomë pokeri me tendë; Një mur me kapele të çuditshme dhe një dhomë kostumesh për veshjet festive. Nuk mungojnë as pishina apo dhoma ku Cara luan muzikë dhe ka gjithe instrumentet që i duhen.
Rezidenca me tulla të bardha, në stilin anglez, u ndërtua në 1941 për anëtarët e familjes Von der Ahe, themeluesit e rrjetit të supermarketeve Vons.
Tani e ka dhe e shijon Cara Delevingne me miqtë e saj që e vizitojnë shpesh.
*Artikulli i Architectural Digest u përshtat në shqip nga Tiranapost.al