Nën lupën e Stela Sallakut

Si të dukesh elegante në një dasmë dimri?

Si të dukesh elegante në një dasmë dimri?

Nuk është aq e vështirë sa na duket, të vishemi bukur në dasmë, në dimër. Po, po. E them me bindje se po t’i kushtojmë pak më shumë kohë gjetjes së fustanit apo kostumit me të cilin duam të shkojmë në dasmë, ia dalim të dukemi elegante dhe chic. Mos bëni gabimin tim, që në një nga dasmat në shkurt, kam ricikluar një fustan që e kisha veshur për natën e ndërrimit të viteve.

Nuk kisha kohë të qepja një, por as të dilja për të blerë. Ndaj vesha një të zi, që e kisha veshur më parë, i cili përveçse nuk shkonte me vendin ku bëhej dasma, nuk më rrinte as mirë. Isha dobësuar dhe dukej më i madh se sa duhej.

Vendi ku bëhet dasma është shumë i rëndësishëm, ndaj merrni informacion para për interierin dhe ngjyrat. Nuk dukeni bukur nëse visheni me të kuqe dhe arredimi është i gjithi pastel.

[caption id="attachment_457128" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-a-Porter[/caption]

Një gjë tjetër që do t’ju rekomandoja të mos bënit, është të vishni fustanin që mund ta keni veshur 5 vite më parë në një event tjetër. Edhe nëse asokohe ju ka pëlqyer pafund si iu ka ndenjur në trup, si ua ka treguar format, apo tiparet, pesë vite më vonë nuk keni më të njëjtin trup. Apo të njëjtat linja, flokë apo make-up. Falë Zotit të gjithë evolojmë (për mirë, kuptohet). Plus që edhe moda ka ndryshuar.

[caption id="attachment_457129" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-a-Porter[/caption]

Po të shohësh influencueset botërore, vishen shumë thjesht në dasmë. Ndonjëherë kam menduar që atë fustanin e asaj unë do e vishja me një xhaketë lart në punë.

[caption id="attachment_457131" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-a-Porter[/caption]

Ose këtë tjetrin mund ta vesh dhe për një darkë me familjen.

[caption id="attachment_457132" align="aligncenter" width="1125"] Foto nga Net-A-Porter[/caption]

Bie dakort me atë shprehjen që moda po shkon drejt prakticitetit. Mjaft më me fustane që i blejmë sa qimet e kokës dhe i veshim vetëm një herë. Mjaft më me fustane që xixëllojnë më shumë se Dielli, mjaft më me fustane të kuqe dhe këpucë te zeza. Frymëzohuni nga idetë e reja dhe jini ndryshe, jini specialë! Jini vetvetja./Tiranapost.al