Shije

Si të mos e çojmë dëm ushqimin e mbetur?

Cilado qofshin motivet tona: Respekt për ata që u mungon ushqimi, të mos çuarit dëm e burimeve, apo thjesht ekonomi të vogla. Të dish të sillesh me ushqimin nuk ka veçse cilësi të mira.

Ju njohim me disa teknika të thjeshta:

-Mbetjet e perimeve, mund t'i përzieni në një supë të ngrohtë apo një pure perimesh. Ato mund t'i përzieni gjithashtu me vezë të rrahura për të përgatitur një omëletë të shëndetshme. Së fundi, mund t'i ripërpunoni në formë tortash: i vendosim mbetjet e perimeve mbi feta buke, shtojmë pak djathë të grirë sipër, i futim në furrë dhe ja tek është gati.

- Mbetjet e peshkut, mund të përzihen për shembull me kungulleshka të skuqura, përzier me krem dhe mustardë. Ato mund të përfshihen edhe në sallata të ndryshme, si për shembull një sallatë deti. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me mbetjet e mishit.

-Një zgjidhje tjetër që keni, është ta transformoni pjatën kryesore të një nate më parë, në një pjatë hyrëse. Ju mjafton t'i ndani të mbeturat në pjesë të barabarta dhe t'i kaloni në furre. Askush nuk do mendojë se po ha ushqim të një dite më parë.

- Së fundi, ju mund të vendosni në ngrirje çdo porcion të ushqimit të mbetur që keni në furrë dhe t'i konsumoni në një moment kur askush s'do ketë dëshirë për të gatuar! Radha juaj tani, dhe ju bëftë mirë!