Showbiz

Si veteran i luftës, gjyshi i Donja Memës tregon premtimin e mbesës

Si veteran i luftës, gjyshi i Donja Memës tregon premtimin e

Nuk jemi në kohë lufte, por nëse Dojna do të jetonte në një gjendje të tillë atëherë me siguri sipas gjyshit të saj do të ishte partizane. Moderatorja Dojna Mema, e cila së fundmi u përballë me fatkeqësinë e humbjes së babait, nuk na e ka prezantuar në rrjetet sociale gjyshin e saj Servet Agalliu, që është një veteran i njohur i luftës.

Ai ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin  “Soiree” me Jonida Shehun në për të treguar historinë e tij, ndërsa tha se shpesh ua tregon mbesave.

Pjesë nga biseda:

Servet Agalliu: Unë ju kam folur patjetër për luftën dhe Dojna e Mikela më kanë thënë që krenohen që kam marr pjesë. Ato më thonë që ‘o gjysho mos ki merak se stafetën do ta mbajmë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave të luftës antifashiste’.

Jonida Shehu: E thotë Dojna këtë? Si ta mbajë stafetën? E ke besuar apo mendon se do të jetë një gjë për të bërë qejfin?

Servet Agalliu: Jo, unë kam besim te Dojna, se ajo vetëm që i mbron vlerat e luftës anti-fashiste nacionaliste, por e shikoj dhe në mënyrën sesi ajo komunikon me mua./ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B58ioJCATeO/