Aktualitet

Sigurisht që do martohemi!

Sigurisht që do martohemi!

Rudina Dembacaj dha të parën intervistë që pas divorcit. E ftuar tek Rudina foli edhe për lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku si dhe për marrëdhënien me fëmijët e tij.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe bashkëshorti im ndërtuam një familje plot me ëndrra, por fati e deshi të mos funksiononte. Ndaj zgjodhëm të divorcoheshim. Nuk po funksiononte më, çifti nuk po funksiononte. Po sidomos kur ka një fëmijë në mes është më e vështirë. Unë dhe ish-bashkëshorti morëm ndihmë të specializuar për mënyrën se si t`ia shpjegonim vajzës”, tha Rudina për ndarjen.

Kurse lidhjen me Mark Frrokun dhe faktin përse e bëri shumë shpejt publike e komentoi kështu: “Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njeri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s`e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, tha ajo.

Marrëdhënia e tyre është zyrtarizuar, është totalisht familjare, siç Rudina tha dhe rrëfeu më tej marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.

“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë humbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lënduar t`u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë. Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t`i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, tha Rudina që pyetjes nëse do martohej sërish iu përgjigj: “Sigurisht që do martohemi”.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije referuar intervistës tek Rudina në Tv Klan