Aktualitet

Sipas Komisionit të Venecias në 13 tetor nuk do ketë zgjedhje

Sipas Komisionit të Venecias në 13 tetor nuk do ketë zgjedhje

Sipas Komisionit të Venecias në 13 tetor në Shqipëri nuk do të mbahen zgjedhje. Pavarësisht se detyra e delegacionit të Venecias ishte mbërritja në Tiranë për Komisionin Hetimor, që u ngrit për shkarkimin e Metës, ka kuptuar dicka edhe për datën e zgjedhjeve të caktuar nga Presidenti.

“Unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor”, tha sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, Thomas Markert, në një intervistë për A2 CNN.

Pyetjes së gazetares se nëse 13 tetori i dekretuar nga Meta është apo jo e ligjshme, Markert iu përgjigj: “De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni”.

Ndërsa për zhdekretimin e datës 30 qershor Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit tha se, nuk ka dëshirë që të komentoj tani opinionin i cili do të publikohet muajin e ardhshëm. Prej dy ditësh të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/venecia-kemi-ide-te-qarta-nese-meta-ka-shkelur-kushtetuten/