Aktualitet

Situata në vend me qarkullimin e viruseve: infeksionet respiratore në rritje

Situata në vend me qarkullimin e viruseve: infeksionet respiratore në

Instituti i Shëndetit Publik bën përditësimin e situatës me virozat e stinës, ku njofton se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të këtij viti.

ISHP thotë se nga fillimi i këtij viti, janë evendentuar raste të të prekurve nga qarkullimi i viruseve të gripit të llojit: A/H1pdm09, A/H3 dhe B.

Konkretisht:

Prej javës 43 deri në javën 02 janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B. Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, me tipet dhe nëntipet dominante në Europë janë pot ë njëjtit me të vendit tonë. Në Europë, në javën e dytë të vitit rastet e gripit u paraqitën me rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët.

Për qytetarët, ISHP bën thirrje që të tregohet kujdes për higjienën vetjake dhe të informohen për kujdesin ndaj gripit dhe të të ftohtit përmes faqeve zyrtare të ISHP-së.

Njoftimi i plotë:

20 Janar 2020- Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, Instituti i Shëndetit Publik informon se prirja e infeksioneve respiratore paraqitet në rritje në javën e dytë të 2020.

Prej fillimit të vitit në vend është evidentuar qarkullimi i viruseve A/H1pdm09, A/H3 dhe B të gripit.

Prej javës 43 deri në javën 02 janë grumbulluar 216 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës. Nga testimi i tyre në 27 (12.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 19 (70.4%) virusi i tipit A dhe 1 (29.6%) virusi i tipit B. Nga 19 viruset e tipit A 13 (68.4%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 6 (31.6%) të nëntipit A/H3, pra edhe në Shqipëri vihet re mbizotërim i virusit të gripit A/H1pdm09.

ISHP bën me dije se aktiviteti i virusit të gripit, shpërndarja dhe tipi apo nëntipi dominant për Kontinentin Europian janë po të njëjtit me vendin tonë. Në javën e dytë të 2020 aktiviteti i gripit në Evropë paraqet rritje, pavarësisht se shumica e vendeve raportojnë aktivitet bazë ose të ulët. Që nga fillimi i sezonit mbizotërojnë viruset e tipit A dhe tipit B.

Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit./ Linku zyrtar këtu./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/kujdes-duhet-te-dish-disa-gjera-per-gripin-e-derrit/

http://www.tiranapost.al/kujdes-rastet-kur-gripi-kthehet-ne-virus-vdekjeprures/

http://www.tiranapost.al/ministrja-manastirliu-qarkullon-virusi-i-sezonit-por-nuk-ka-vend-per-panik-nuk-jemi-ne-epidemi-gripi/

http://www.tiranapost.al/nuk-ka-ilac-te-mire-se-dashuria-edhe-kur-flasim-per-gripin/