Kosova

S’ka kohë për të humbur. Vjosa Osmani konfirmon takimin sot me Albin Kurtin për qeverinë e re

S’ka kohë për të humbur. Vjosa Osmani konfirmon takimin sot

Albin Kurti i Vetëvendosjes njoftoi mbrëmë në Opinion se do të mbajë takime me Vjosa Osmanin dhe liderin e LDK-së Isa Mustafa. Dhe sot Osmani ka konfirmuar takimin për mediat e Kosovës. Nuk bëhet me dije se ku do mbahet takimi apo ora e saktë, por në zyrën e LDK-së është parë duke hyrë dhe më pas duke dalë kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani me LD,  që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit dhe u pranua koalicioni me Vetëvendosjen, me Albin Kurtin Kryeministër.

Gjasat për Vjosa Osmanin është që të bëhet ose kryetare Kuvendi ose Ministre e Jashtme, për shkak edhe të eksperiencës së saj në fushën e diplomacisë. Albin Kurti nuk po humbet kohë për të arritur sa më parë një marrëveshje të mirë qeverisëse me LDK-në. Në të kundërt, siç ka deklaruar Albin Kurti, do ketë zgjedhje të reja, por kurrsesi koalicion me partitë që kanë qenë në qeveri./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/vjosa-osmani-i-thote-po-albin-kurtit-koalicion-vv-ldk/