Aktualitet

S’ka më bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat, Rama: Shkodrën si hudhër për t'mos prishur syrin e keq

S’ka më bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat,

Nga takimi i përjavshëm me qytetarët, kryeministri Rama foli për shërbimet që ofrojnë bashkitë ne vend,  pas rastit të një qytetareje e cila tregonte se ishte shkarkuar nga puna nga kreu i një bashkie me pa të drejtë.

Rama tha se tani nuk ka më bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve.

Megjithatë  veçoi rastin e Shkodrës, ku tha se ka mbetur pa zgjidhje akoma, dhe e krahasoi me hudhrën:  Për të prishur syrin e keq kemi Bashkinë e Shkodrës në vend të hudhrës!

Rama tha: 

 "Tani më nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve. Siç na ka ndodhur, në jo të gjitha për hir të vërtetës, por një sërë bashkish i ndanin qytetarët në Ata dhe Ne, kështu që natyrisht nuk janë përsosur të tëra por shkalla e mospërgjigjeve dhe mosreagimeve është ulur shumë shumë ndjeshëm. Për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës Bashkinë e Shkodrës". 

Kujtojmë se kandidati për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri u dorëhoq pa e nisur punën e tij, për shkak se nuk kishte deklaruar problemet me drejtësinë italiane para shumë vitesh.

Në një situatë të njëjtë është edhe Bashkia e Vorës, ku me datë 1 nëntor Agim Kajmakur iu hoq mandate pasi nuk kishte deklaruar dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Kajmaku është shpallur në kërkim pasi pretendohet të ketë shkarkuar dy drejtorë  dhe emëruar dy të tjerë, ditën që u shkarkua.  Policia ka shkuar në shtëpinë e tij me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata, por Kajmaku nuk është gjetur aty, në dy raste. Megjithatë nuk flitet të ketë dalë jashtë kufirit. Kajmaku do përballet me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të formularit./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1069958493340746/