Aktualitet

S’kam lidhje më Avdylajt! Deputeti socialist i Shijakut merret në pyetje nga prokuroria për përgjimet

S’kam lidhje më Avdylajt! Deputeti socialist i Shijakut merret

Këtë të enjte, prokuroria për Krimet e Rënda mori në pyetje deputetin e Partisë Socialiste Ilir Ndraxhin në lidhje me hetimet për dosjen e përgjimeve, çështja 339. Pas regjistrimit të procedimit penal për krime zgjedhore, prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen hetimet po ka filluar të marrë dëshmi të personave që kanë dalë në përgjime ose janë përmendur. Sipas burimeve, janë transkriptuar pothuajse të gjitha CD-të, e ndërsa Ndraxhi është pyetur për rreth dy orë nga dy prokurorët e dosjes, Dritan Premçi dhe Vladimir Mara. Deputetit i është kërkuar të shpjegojë pozicionin e tij dhe njohjet me Avdylajt.

Në përgjime del vëllai i deputetit duke folur sipas audio-përgjimit me Astrit Avdylajn, ku thotë se do punojë fort për fitore në zgjedhje. Kujtojmë se për këtë dosje është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku aktual i Durrësit, Vangjush Dako, ndonëse jo si person nën hetim. Në seancë ne të enjtes kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Artqa Marku tha se ka ardhur koha që dosja/çështja të mbyllet .

Kujtojmë deklaratën e Arta Markut dhe bisedën që doli në përgjim ku përmendet emri i deputetit Ilir Ndraxhi.

a pasur vetëm transkripte bisedash dhe numrash sporadikë. Për të dyja çështjet janë caktuar prokurorë të tjerë. 3 prokurorë janë caktuar vetëm për dosjen për 339 dhe 12 oficerë të policisë gjyqësore. Ka pasur 704 CD të pa-transkriptuara, pothuajse tani janë transkriptuar gati të gjitha. Janë 12 persona të identifikuar së fundmi. Jam dakord me ata që mendojnë që kjo çështje të zgjidhet. Prokurorët që e kishin morën kohën e nveojshme për hetimin dhe tani duhet të dalin në konkluzione. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga prokuroria e krimeve të Rënda, nisja nuk është bërë pse dolën sekretet, por sekreti i nxjerrë nga prokurorët apo oficerë të policisë gjyqësore që përbën shkelje. Prokurorët duhet të dalin me një konkluzion dhe ti drejtohen Gjykatës si i vetmi institucion.

Biseda:

Ndraxhi: Tito, të rujt zoti

Avdylaj: Si je, ç’kemi?

Ndraxhi: Mirë

Avdylaj: Ca bohet?

Ndraxhi: Hic o mirë, ja ktu, me cunin, si jeni?

Avdylaj: Asgjë vllai, mirë mo kalojmë vllai, të mora për të pyet a e kanë thirrë gjë, a ndonjë gjë, a akoma?

Ndraxhi: Për ku?

Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje, ndonjë gjë vllait apo jo?

Ndraxhi: Jo mo, ai thotë që do takohen. Ai tha, Juli ka folur dhe do takohen nesër. E mori në telefon mbrëmë dhe i tha do takohen me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj: Po

Ndraxhi: Edhe pastaj do takohen me atë. Po me Gjushin në fakt do takoheshin për punë pune, si nga ana e punës…

Avdylaj: Ehe, ok, ok, ja unë po pres më një fjalë, ja nesër, pasnesër. Ai (Doko) më tha mua . Unë, ne me një fjalë e kena në xhep, si me thënë a e kupton vllain tat?

Ndraxhi: Po, po,

Avdylaj: Ne po presim, ai më tha mua, deri më 25, ishte edhe Eltoni(Arbana) aty, Eltonin e vuni, o të 10 o të 11 i tha Eltonit,

Ndraxhi: Arbanës e? Epo mirë

E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu…

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: Asgjënë

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim./ Audio-përgjimi këtu. Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/deputeti-i-ps-per-pergjimet-e-bild-skam-lidhje-me-avdylajt-nuk-e-di-nese-vellai-im-i-njeh/