Aktualitet

S'kam më lokal për të bërë konflikte dhe jam me zemër! Por gjyqtarët hedhin poshtë pretendimet, lënë në burg Mihal Kokëdhimën

S'kam më lokal për të bërë konflikte dhe jam me

Lihet në burg, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit tani të shembur, 'Panorma' në Porto Palermo që u konfliktua me biznesmenin spanjoll dhe familjen e tij, pas një ngatërrese në porosi, dhe që më pas iu ngjit në makinë duke terrorizuar turistët.

Gjykata e Apelit të Vlorës dha sot masën ndaj tij, por përmes avokatëve, Kokëdhima paraqiti disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, për të bindur gjyqtaren se atij i rrezikohet jeta nëse qëndron në burg, për shkak të një sëmundje në zemër.

Përveç kësaj sipas burimeve televizive nga Report Tv mësohet se Kokëdhima ka thënë se nuk paraqet rrezik në shoqëri, pasi edhe lokali iu dhemb dhe tani nuk ekziston më frika të konfliktohet me njerëz të tjerë. Por këto pretendime nuk i kanë bindur gjyqtarët Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari, duke refuzuar edhe garancinë me 800 mijë lekë. Për ngjarjen që bëri bujë në media, mund të lexoni linqet si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-video-shembet-restoranti-i-mihal-kokedhimes-ne-porto-palermo/

http://www.tiranapost.al/asnje-fjale-ne-gjyq-avokati-i-pronarit-shqiptar-ne-porto-palermo-kishte-nje-kerkese/

http://www.tiranapost.al/nisi-me-porosine-e-peshqve-zbulohet-arsyeja-e-sherrit-mes-pronarit-te-panormes-dhe-familjes-spanjolle/

http://www.tiranapost.al/policia-jep-videon-e-sherrit-skandaloz-te-pronarit-shqiptar-ne-porto-palermo-me-turistet-spanjolle-mbi-kofano-5-km-grushton-xhamin/

http://www.tiranapost.al/turistet-spanjolle-u-konfliktuan-me-pronarin-e-lokalit-ne-himare-nje-njeri-i-vetem-nuk-perfaqeson-shqiperine/