Aktualitet

'S’kemi qëndrim është fshirë apo lexuar tek Bild lajmi i Bashës sepse janë pafund media që e kanë botuar'

'S’kemi qëndrim është fshirë apo lexuar tek Bild

Kreu i PS u pyet nga gazetarët për fshirjen e artikullit të gazetës gjermane Bild, ku për Bashën flitej se shuma e parave 675 mijë euro, ishte paguar për të penguar negociatat në BE. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se partia e tij nuk mban qëndrim për këtë, por kujton mediat e tjera ndërkombëtare që kanë postuar artikuj të ngjashëm investigativë. Gjithashtu Taulant Balla tha se në webisten zyrtar të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, është numri i pasaportës së tij diplomatike ( Bashës) kontrata e lobimit dhe shuma e parave të hedhura, të cilat në një rast i ka pranuar vetë, dhe në rastin tjetër ka mohuar të ketë kryer pagesa të tilla.

Taulant Balla:

PS nuk ka asnjë qëndrim është fshirë apo është lëxuar, sa e kanë lexuar, kush e ka lexuar, e sa e kanë kuptuar një shkrim të caktuar në media të caktuar, janë pafund media botërore që kanë shkruar, The Times, New York Times, Mother Jones, Herald Tribune për një çështje që edhe tani që flasim,nëse hyni në Departamentin Amerikan të Drejtësisë janë të publikuara të gjitha kontratat, pse është një intensivikim i vëmendjes është nga pandëshkueshmëria. Para pak ditësh ka dalë një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmërinë Bashës që është e qartë si drita e diellit, Në webisten zyrtar të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, është numri i pasaportës së tij diplomatike, kontrata dhe shuma e parave. Pozicioni im personal dhe jo vetëm që e kam ndjekur këtë çështje nga Mother Jones dhe NY Times, është e qartë që Basha ka gënjyer publikun, ju keni transmetuar live Bashën që thoshte që 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 dashamirës shqiptarë në SHBA, pastaj tha nuk kam paguar.

-Ju e keni ripostuar edhe më herët shkrimin, por tani shkrimi është fshirë.

Këtë çështje sqarojeni me gazetën unë po ju them që nuk është vetëm një, janë disa gazeta të mëdha botërore që shkruajnë për këtë çështje. Në Gjermani, The European, një revistë politike shumë e rëndësishme, prandaj këtë bëjani pyetje gazetës përkatëse. Unë do ripostoj në profiling tim çdo shkrim që vë gishtin mbi plagë, është në nderin e PD, jo të Bashës që PD të tregojë aryen pse emri i saj gjendet në regjistrat e departamentit amerikan të drejtësisë me shumat. Ajo që ka rëndësi dhe prandaj e kemi thënë që në kuadër të një reforme të rendësishme elektorale duhet që domosdoshmërisht pa humbur kohë të forcojmë legjislacionin që lidhet me financimin e partive politike. Ajo që ka ndodhur me rastin e përfshirjes së një kompanie Offshore Biniada Trade që ka pranuar të ketë paguar në emër të Bashës tek një lobist, është e pandryshueshme, është fakt i publikuar në faqen zyrtare të një institucioni zyrtar. Aty deklarohet çdo qindarkë që të huajt paguajnë tek një lobist ameirkan. The Times, e cila ka kryer një investigim flet pikërisht për faktin se Biniada Trade ka pasur një kapital prej vetëm 100 paund ka bërë shuma kaq të mëdha të partisë demokratike. Ju jeni gazetarë sa herë ju vijnë njoftime për konferenca, ka dy vite që nuk thërret Basha konferencë të jashtëzkonshme për këtë çështje. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/foto-bild-fshin-artikullin-per-lulzim-bashen/