Sociale

29 mijë nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen sot provimit të parë të Lirimit

29 mijë nxënës të klasave të nënta i

Rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Lirimit, atij të Gjuhës Shqipe.

Provimi ka nisur në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Në datën 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe 28 qershor Gjuha e Huaj.

Gjuha e Huaj është në varësi të lëndës që kanë zhvilluar në shkollë.