Art dhe Kulturë

5 Librat filozofikë që do u japin një perspektivë të re për veten dhe botën

5 Librat filozofikë që do u japin një perspektivë të re

“Jeta e paekzaminuar nuk vlen të jetohet” ka thënë filozofi i Greqisë së Lashtë, Sokrati. Megjithatë, ndonëse të gjithë duam të njohim më shumë rreth botës dhe mençurisë së trashëguar brenda saj, ndonjëherë nuk dimë ku të fillojmë, teksa kemi me qindra mijëra autorë dhe libra të ndryshëm.

Kjo listë përbëhet nga librat filozofikë që të gjithë duhet të lexojmë më së paku një herë në jetën tonë, për të marrë perspektivën e autorëve më të mirënjohur dhe seriozë që i kanë dhënë formë shoqërisë njerëzore në epoka të ndryshme.

1.     Republika e Platonit

I shkruar në formë dialogu, libri përbën gurin themeltar të filozofisë perëndimore, ku trajtohen mençurisht konceptet e lirisë, drejtësisë, demokracisë, shtetit etj. Leximi është i lehtë për të gjithë audiencën dhe përmbajtja e librit është objekt debati deri sot.

2.     Meditimet – Marcus Aurelius

Perandori romak, Marcus Aurelius është një nga etërit themelues të stocizmit, filozofisë së jetës që promovon thjeshtësinë dhe modestinë si formulën drejt lumturisë dhe gjetjes së paqes. Faqet e tij janë të mbushura me citate të vyera dhe shumë të mirëmenduara, të cilat do të mbeten me ju për një kohë të gjatë.

3.     Etika Nikomeane – Aristoteli

Së bashku me mendimet e Platonit, idetë e Aristotelit kanë formëzuar shoqëritë dhe mendimtarët e perëndimit dhe lindjes më tepër se çdo individ tjetër në historinë e njerëzimit. Tek “Etika” Aristoteli ekzaminon se çfarë do të thotë të jetosh një jetë të lumtur dhe përmbushëse dhe çfarë idealesh duhet të ndjekim për të arritur drejt iluminimit shpirtëror.

4.     Përtej së mirës dhe të keqes

Në këtë libër Niçe tejkalon normat mendjengushta shoqërore dhe promovon idenë se shpirtrat e mëdhenj dhe të pavarur duhet të krijojnë idealet e tyre dhe moralitetin që u përshtatet dhe demonstron “madhështinë” e tyre. Niçe ndan botën mes atyre që kanë mentalitetin e kopesë dhe ata që kanë mentalitetin e “mbinjeriut”. Perspektiva e Niçes është gjithmonë intriguese dhe e veçantë.

5.     Bota si Vullnet dhe Ide – Artur Shopenhauer

Sa shtyhet jeta jonë dhe veprimet që bëjmë nga instiktet e mbijetesës si dëshira për t’u ushqyer, shumuar dhe për të arritur rehatinë? A duhet t’i nënshtrohemi këtyre impulseve? Shopenhauer denoncon një botë meskine dhe të padrejtë dhe zbulon të vetmen formulë që sipas tij garanton tejkalimin e këtij meskiniteti. Një lexim intrigues dhe informues për ata që bien dakord me vizionin e tij, por dhe për të tjerët.

Tiranapost.al