Sociale

91% e fëmijëve nuk dinë të telefonojnë numrin e urgjencës dhe ky është problem

91% e fëmijëve nuk dinë të telefonojnë numrin e

Në vitin 2018, një vajzë 7-vjeçare i shpëtoi jetën motrës së vogël, e cila kishte rënë në pishinën e shtëpisë, duke telefonuar për ndihmë dhe duke e përshkruar situatën me qetësi, por shpejt. Në vitin 2019, një djalë 9-vjeçar bëri të njëjtën gjë me gjyshin e tij diabetik, i cili kishte një emergjencë hipoglicemie. Këto janë disa raste suksesi. Po ç`ndodh në përgjithësi?

Një studim i vitit 2021 i kryer nga Akademia e Pediatrisë zbuloi se 91% e fëmijëve të moshës shkollore nuk janë në gjendje t`i përdorin celularët e tyre apo familjarëve për të telefonuar një numër urgjence ose për të njoftuar një situatë të rrezikshme.

Për të arritur këto të dhëna, studimi simuloi mbytjen e një të rrituri, në mënyrë që të ishte në gjendje të dokumentonte nëse fëmijët ishin në gjendje të thërrisnin ndihmë dhe të komunikonin në mënyrë efektive me urgjencën, por rezultatet ishin gjithçka, veçse pozitive.

Një nga barrierat e dukshme dhe të vështira për përdorimin e telefonave inteligjentë është se ata shpesh janë të kyçur me një fjalëkalim ose, në çdo rast, janë komplekse për t'u ndezur dhe për t'u përdorur për fëmijët e vegjël. Madje edhe ata që janë plotësisht të aftë ta përdorin për të luajtur me lojëra, për të hyrë në YouTube, edhe ata nuk dinë të telefonojnë.

Studiuesit vunë në dukje se nuk ka trajnime të mjaftueshme, madje edhe praktike, në shkolla për t'i mësuar fëmijët të përballen me këto situata të rrezikshme. Për më tepër, rezultatet mund të jenë edhe më alarmante, pasi studimi u krye me pjesëmarrës nga një sfond i caktuar shoqëror, me të ardhura vjetore mbi mesataren në Shtetet e Bashkuara dhe me prindër që, në pjesën më të madhe, kishin kryer studimet universitare.