Sociale

A do bëhet kusht vaksinimi nëse do duam të udhëtojmë?

A do bëhet kusht vaksinimi nëse do duam të udhëtojmë?

Vaksina ende nuk është prodhuar dhe pavarësisht se nuk do të jetë e detyrueshme për të gjithë, mund të jetë një kusht për ata që duan të udhëtojnë.

Dhe si rast vjen nga Australia, ku shefi i kompanisë australiane të fluturimeve “Qanta”, Alan Joyce, është shprehur se do të jetë e domosdoshme certifikimi i vaksinimit të një pasagjeri, kur vaksina të jetë në dispozicion.

A do bëhet kusht vaksinimi nëse do duam të udhëtojmë?

“Unë mendoj se kjo do të jetë një gjë e zakonshme duke biseduar me kolegët e mi në linjat e tjera ajrore nëpër botë. ‘Qantas’ po shikon mënyra për të ndryshuar termat dhe kushtet e saj për udhëtarët ndërkombëtarë pasi industria. Ne do t’u kërkojmë njerëzve të bëjnë një vaksinim para se të mund të hipin në avion, për vizitorët ndërkombëtarë që vijnë dhe njerëzit që largohen nga vendi, mendojmë se kjo është një domosdoshmëri”, tha ai në një intervistë me “Nine Network”.

Sipas tij, mund të ketë përjashtime për çdo vaksinë për arsye mjekësore, por kjo duhet të jetë baza e vetme.

Australia mbylli kufijtë e saj gjatë pandemisë dhe ka arritur që të mbajë nën kontroll pandemisë përmes bllokimeve, testimeve dhe gjurmimit të kontakteve.

Të njëjtën vendim duket se do të marrë dhe linja ajrore më e madhe e Koresë së Jugut. Jill Chung, një zëdhënës i ‘Korean Air’, deklaroi një ditë më parë se ekziston një mundësi reale që linjat ajrore të kërkojnë që udhëtarët të vaksinohen. Sipas kompanisë, shtetet mund të kërkojnë vaksinimin e pasagjerëve si një kusht për heqjen e kërkesave të karantinës 7 apo 14 ditore për udhëtarët.

Por deri më tani këto janë dy kompanitë e vetme që janë shprehur për një vendim të tillë, ndërkohë që vaksinimi i popullatës ende nuk ka nisur në botë, në mungesë të një vaksine në treg.

Bashkë me këtë vendim, lind pyetja se çfarë do të ndodhë me shtetet e vogla dhe jo aq të fuqishme që do të vonohen në marrjen e vaksinës, si Shqipëria, që siç u shpreh dhe kryeministri një ditë më parë po luftohet që mos të mbeten në bisht për të siguruar një vaksinë. Deri në vaksinimin e popullatës, a do lejohen udhëtimet për qytetarët?