Sociale

A ekziston shpirti dhe nëse po, çfarë është?

A ekziston shpirti dhe nëse po, çfarë është?

A ja vlen të fitosh botën, nëse humbet shpirtin? Kjo është një pyetje që e ka shqetësuar njeriun kurdoherë, por veçanërisht gjatë epokës moderne kur të mirat materiale dhe ambicja na kanë bërë që të humbasim kontaktin me “psikën” tonë. Kur i referehomi termit “shpirt” nuk e dimë ekzaktësisht se përse bëhet fjalë, por intuitivisht ideja na bën të reflektojmë dhe na rëndon kur mendojmë për implikacionet morale të këtij koncepti.

Dikur mendohej, apo ndoshta ëndërrohej se shkenca dhe teknologjia do të na jepnin botën. Por, tashmë duket se këto dy gjëra po na shtyjnë drejt shkatërrimit të saj. Faji natyrisht nuk qëndron tek teknologjia apo dija në vetvete të cilat janë të lavdërueshme dhe të dëshiruara, por problemi qëndron në lakminë dhe dritë-shkurtësinë që kemi kur përdorim benefitet e çmuara të progresit dhe dijes. Ekziston një rrezik real që të humbasim edhe botën teknologjike, por edhe vetë shpirtrat tanë.

Por, çfarë është shpirti? Impulsi modern dhe shkencor është që ta kategorizojë nocionin e shpirtit me një farë okultizmi apo besytnie që nuk ka vlerë përderisa nuk mund të vështrohet, studiohet dhe nuk përbëhet nga atome apo lëndë kimike që mund të kategorizohen në botën fizike e cila përbën objekt të studimit shkencor.

Pa dashur të themi se perspektiva shkencore nuk ka vlerë, duhet të kuptojmë se përtej njohjes shkencore ekzistojnë aspekte të eksperiencës njerëzore të cilat nuk mund të studiohen dhe as të interpretohen në një formë objektive, të ftohtë, impersonale dhe kuantitative. Shpirti është një ekzemplar brilant i këtij rasti. Nuk ka kategori as metodë shkencore për ta studiuar, por ne e njohim ose e ndjejmë konceptin kur ai përdoret në një poemë, novelë, në një film apo edhe kur dikush na flet dhe e përdor për të shpjeguar diçka. Termi “shpirt” zgjon brenda nesh ide trashedentale dhe të mistershme dhe megjithatë ka më shumë kuptim dhe le më shumë përshtypje tek ne se çdo kategori shkencore e mirënjohur. Kjo është dëshmia më e mirë që brenda nesh ekziston një sensibilitet i veçantë që i jep kuptim jetës sonë dhe na lejon të shohim përtej asaj që na është mësuar apo na është thënë. Dhe është pikërisht kjo njohje prej së brendshmi që na diferencon dhe na bën të kuptojmë se jemi njerëz, thellësia e emocionit dhe çdo përjetim që mund ta quajmë “shpirtëror”.

Që prej kohëve të lashta përdorimi i këtij termi ka pasur të bëjë me instiktin tonë se kemi një dimension tjetër, jo-fizik, jo të prekshëm që na karakterizon në një nivel më fondamental sesa atributet dhe tiparet tona fizike dhe socio-ekonomike. Natyrisht, kërkimi për t’i dhënë një përkufizim definitiv këtij koncepti ka qenë objekt i teologjisë dhe filozofisë që në hapat më të hershme të këtyre disiplinave. Konsensusi më i afërt që mund të arrihej është se me shpirt i referohemi eksperiancave religjioze ose gati religjioze, kur duam të ndërtojmë struktura mendimi jashtë kontureve të asaj që shohim dhe duke iu referuar asaj çka ndjejmë.

Gjithashtu, koncepti i shpirtit është lidhur ngushtësisht dhe me nevojën e një identiteti personal. Ndryshe nga tiparet tona fizike që i ndajmë ose i kemi të përngjashme me familjarët dhe bashkëkombasit, shpirti është si një gjurmë gishti... unik dhe i pandryshueshëm. Filozofi francez Rene Dekarti ka shkruajtur “ky ‘uni’, do të thote shpirti, nëpërmjet të cilit jam”. Ai argumentoi se shpirti është diçka krejtësisht jo-fizike, por në kushtet e revolucioneve shkencore është e vështirë që të mendosh se shumë njerëz do harxhojnë kohë duke menduar për këto abstraksione, por edhe në rast se e rrëzojmë pikëpamjen “amateriale” të Dekartit, nuk mund të mohojmë se në vetvete ndjejmë një ndjesi unike të të qënit një person i vetëm, i ndarë dhe i papërputhshëm me masën, me të cilën ndjajmë shumë cilësi, por na diferencojnë disa elementë themeltare (shpirtërorë).

Shkurtimisht, të afirmosh se ke “shpirt” është të afirmosh se je njeri, jo në sensin e një homo-sapiensi me X,Y,Z karakteristika, por në sensin thelbësor, trashedental dhe religjioz. Subjektet të cilave u referohemi si shpirtërore janë ato që na bëjnë humanë.

Tiranapost.al