Sociale

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës së shëndetit mendor? Po!

Dafina Zeqiri është këngëtarja e talentuar me një zë të jashtëzakonshëm dhe një artiste 24 karat. Kush e njeh mirë Dafin të tregon se live i ka shoqet e rralla dhe se është një njeri i drejtë. Në këtë artikull do të shohim një anë vërtet të kujdesshme të saj dhe që duket se nuk është nga ato për të rënë në sy. Përmes një skaneri të intervistave të mëparshme dhe postimeve të saj në Insta do argumentojmë pse Dafina Zeqiri është një ambasadore e shëndetit mendor dhe e deklaratave të vërteta e të sinqerta. Që nga lidhja me nënën e saj Melihate, motrat dhe faktin që ka jetuar në një familje me prindër të divorcuar, më pas një vajzë e re që është përballur me famën, por edhe me intrigat e mëdha të jetës së muzikës, Dafi mbetet njeri.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

“Le ta bëjnë Shëndetin Mendor prioritetin numër 1”, ky është postimi i fundit në Instagramin e këngëtares shoqëruar me këngën që i ka dedikuar kësaj çështjeje.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës
Postimi në Instagram
A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës
Kënga në YouTube

Mbi 16 milionë herë është klikuar vetëm në YouTube kënga e saj “Duro” teksti i të cilës është një mesazh i fuqishëm force për të gjithë ata që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

“Je tu u distancu

Se t'kanë lendu

Je tu u distancu

Se t'kanë largu

Dhimbja Duro duro

ktheje n'forcë cdo lot

Duro duro vec edhe pak Duro duro”

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

Kjo është një pjesë e tekstit të “Duro”, mbi të cilin, në YouTube gjendet edhe një numër kontakti për të gjithë ata që kanë nevojë për asistencë psikologjike. Të njëjtin numër e ka në bio-n e Instagramit të saj.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

Po mesazhe rreth shëndetit mendor Dafina ka dhënë edhe përmes intervistave të pakursyera.

“Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit.‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’, më tha. Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”, thoshte në një intervistë për NIN Dafina. E vinte theksin tek paragjykimet që ndonjëherë nisin, për fatin e keq, që tek psikologu.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

Një ndikim të fuqishëm tek Dafina ka pasur edhe mungesa e babait. Nëna e saj rriti Dafinën dhe dy vajzat e tjera me sakrifica, megjithatë Dafina ka folur vazhdimisht për babain e munguar dhe presionin që ka ndjerë nga shoqëria.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës
Dafina me nënën
A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës
Dafina me motrat

Hera e fundit që foli në lidhje me këtë temë ishte tek “Dua të të bëj të lumtur”. Surprizoi fansen e saj të vogël, me të cilën ndante historinë e ngjashme dhe ndër të tjera i tha:

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S`ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

Kurse për babain ka qenë disi më e prerë. Është mjaftuar të tregojë se me të nuk ka asnjë lloj kontakti prej shumë vitesh.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

Po kaq e sinqertë ka qenë gjithmonë edhe kur ka folur për punët e zemrës, për dashurinë. E vërtetë kur ka qenë e dashuruar, e vërtetë kur ka qenë e lënduar.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

“Jam ende pak e dashuruar sepse kam dashni shumë të madhe. Kështu që është ende këtu. I thosha gjithmonë vetes do doja të mos dashuroja kaq fort. Duhet të ndryshoj, të jem dashuroj kaq shumë. Por s`kam me ndryshu kurrë. Jam ajo që jam. Do dashuroj gjithmonë fort. Dashuria është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën normalisht”, tha me fjalë të thjeshta para fëmijëve tek Piter Pan.

Dhe ta mendosh që këto janë postimet dhe rrëfimet e saj të fundit. Dafina ka qenë gjithmonë libër i hapur të cilin mund ta lexosh me qejf në çdo kohë.

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

A është Dafina Zeqiri ambasadorja më e mirë e kauzës

*Ndalohet ribotimi i këtij artikulli pa lejen e editorit