Sociale

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për Maqedoninë e Veriut

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për

Mbrëmjen e sotme u zhvillua një ceremoni e veçantë kushtuar përurimit të tekstit të Abetares së Përbashkët Unike për Shqipërinë dhe Kosovën që më tej do të përhapet edhe në të gjitha trevat shqiptare.

I pranishëm në këtë ceremoni zhvilluar në Pallatin e Brigadave Kryeministri Edi Rama u shpreh se teksti i përbashkët i miratuar vetëm pak kohë më parë në mbledhjen e dy qeverive është gati këtë fillim viti shkollor.

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për

“Është vërtet një moment shumë i veçantë, për faktin se kjo abetare e parë e unifikuar, ishte një punë e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë, në një mbledhje të dy qeverive. Dhe puna e kërkuar nga të dyja skudrat e ngritura enkas për këtë qëllim, nga autorët që konkurruan në një proces krejt gjithëpërfshirës, nga komisioni përzgjedhës, nga shtëpitë botuese që morën përsipër realizimin e saj ishte tejet voluminoze.

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për

Por ja, ku jemi sot në vigjilje të vitit të ri shkollor, me një abetare të unifikur, i cili është libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës për herë të parë në Kosovë dhe në Shqipëri. Dhe një lajm shumë i mirë është se edhe miqtë e kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë dhe ata sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për të futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë gjuhën amtare fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për

Abetarja e përbashkët nisi rrugëtimin e saj në muajin nëntor 2021, në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë Kosovës që u mbajt në Elbasan.

Kjo abetare është krejt ndryshe nga abetarja e mëparshme, në planin e metodave të integrimit të leximit dhe shkrimit, të cilat intensifikojnë procesin e të mësuarit.

Abetarja e unifikuar Shqipëri - Kosovë, së shpejti edhe për

Për herë të parë abetarja unike vjen edhe me një version të përmbajtjes digjitale, që lehtëson punën e mësuesve dhe të prindërve.