Sociale

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

ALBtelecom beson se zhvillimi i shoqërisë dhe progresi i tij inovativ qëndrojnë të lidhura ngushtësisht me edukimin e brezit të ri.

Me dëshirën për të nxitur leximin dhe për të ushqyer mendimin kritik te fëmijët, ALBtelecom dhuroi në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri libra me tematika të ndryshme edukuese e argëtuese, duke pasuruar kështu bibliotekën ekzistuese të shkollës.

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

Në një event të organizuar në mjediset e kësaj shkolle, me pjesëmarrjen e Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë së qytetit të Elbasanit, Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom, mësuesve dhe nxënësve u dorëzuan donacionet, që konsistuan në dhurimin e librave për bibliotekën dhe shumë pajisjeve e orendive ndihmëse për shkollën.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e ALBtelecom, shprehu kënaqësinë se ky dhurim do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është edukimi cilësor.

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

“Jemi të kënaqur për këtë donacion dhe kontributin tonë do ta zgjerojmë edhe në shkollat e tjera. Një kompani dhe markë historike siç është ALBtelecom dhuron në një shkollë historike dhe kjo është një sinergji kuptimplotë, ku përçohen ndër breza tradita, vlerat dhe historia.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Kushi shfaqi mirënjohjen për këtë kontribut të ALBtelecom dhe u shpreh entuziaste që kjo kompani e ka kaq të zhvilluar përgjegjësinë e vet sociale, të orientuar drejt arsimit.

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

“Në çdo kohë dhe në çdo vend nuk ka investim më të mirë se arsimi. Ne besojmë se zhvillimi i dashurisë për leximin është thelbësor për zhvillimin e përmirësimin e aftësive te nxënësit.”

ALBtelecom pasuron bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Naim

ALBtelecom ofron mbështetje të vazhdueshme për sistemin arsimor në vend, me besimin se edukimi është zhvillimi më i rëndësishëm në jetët tona dhe me dëshirën për të kultivuar dashurinë për dijen, duke i zgjeruar sa më shumë aksesin e brezave të rinj në informacion dhe njohuri.