Sociale

As mjekësia as juridiku! Të rinjtë po zgjedhin degët e inxhinierisë

As mjekësia as juridiku! Të rinjtë po zgjedhin degët e

As mjekësia as juridiku. Në krye të top listës së lëndëve më të zgjedhura të maturantëve për të ndjekur studimet universitare është inxhinieria.

Në këtë Fakultet, sipas të dhënave, janë dyfishuar regjistrimet. Sipas drejtuesve të këtij Fakulteti, po vihet re edhe shtimi i vajzave që zgjedhin këtë degë.

Sipas tyre, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike kanë mbetur shumë pak kuota të lira. Dega kryesore është inxhinieria mekanike, pastaj ajo tekstile dhe moda.

Departamenti i Arkitekturës dhe ai i Teknologjisë së Informacionit kryesojnë në listën e degëve inxhinierike më të kërkuara në universitetin Politeknik të Tiranës.