Sociale

Asgjë s’do jetë si më parë për kopshtet dhe çerdhet. Vendimi për verën

Asgjë s’do jetë si më parë për kopshtet dhe

Gjërat nuk do të jetë si më parë për kopshtet dhe çerdhet, që do të hapen në vend nga 1 qershori.

Ndryshimet do të dallohen nga momenti që të vegjlit hyjnë, mënyra sesi do të luajnë apo do të konsumojnë drekën. Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri, thotë se fëmijët do të ndahen në grupe prej 10 apo 12 vetash.

Asgjë s’do jetë si më parë për kopshtet dhe

Gjithashtu ajo bën me dije se gjatë gjithë verës kopshtet dhe çerdhet do të jenë të hapura në mënyrë që prindërit të kenë mundësinë të vazhdojnë punën.

“Nga 8000 fëmijë që kemi vetëm në Tiranë, në qytet, gjatë muajve të verës ka diku te 3000-4000 fëmijë. Kjo është në favorin tonë. Nëse më parë në një grup më parë kishim 30 fëmijë, tani do të bëjmë maksimumin që në këtë sipërfaqe të mos i kalojmë 10 ose 12 fëmijë. Nga 1 qershori dhe gjithë periudhën e verës, kopshtet dhe çerdhet do të jenë të hapura. Besoj që prindërit do të tregohen mirëkuptues dhe ata që do të kenë mundësi për t’i mbajtur në ambientet e shtëpive do të jetë plus i shtuar për të garantuar cilësinë e këtij shërbimi”, thotë Beqiri për A2CNN.