Sociale

Bill Gates thotë se Warren Buffett i dha atij këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë

Bill Gates thotë se Warren Buffett i dha atij këshillën më

Edhe inteligjenca artificiale dëshiron të mësojë nga Bill Gates.

Bashkëthemeluesi i Microsoft së bashku me kryeministrin britanik Rishi Sunak i janë përgjigjur disa pyetjeve të krijuara nga ChatGPT.

Ndër pyetjet artificiale që iu bënë Gates ishte dhe ajo për këshillën më të mirë që ai ka marrë ndonjëherë dhe se si ajo ka ndikuar në jetën e tij.

Si përgjigje, 67-vjeçari tha disa fjalë nga miku i tij i vjetër, miliarderi Warren Buffett.

“Warren Buffett gjithmonë më thonte se ajo që vërtet vlen në këtë jetë është pikërisht ajo çfarë mendojnë miqtë për ty dhe sa të forta janë këto miqësi,” shprehet Gates.

Gates dhe Buffett kanë qenë miq për më shumë se tre dekada.

“Kam mësuar shumë gjëra nga Warren gjatë 25 viteve të fundit, por ndoshta gjëja më e rëndësishme është se çfarë është miqësia,” ka thënë Gates.