Cili është shteti më i mirë në botë për të punuar dhe shijuar jetën?
Sa janë orët totale të një ditë e zakonshme pune? Sa kohë ju duhet për të shkuar e për t'u kthyer nga puna? Sa ditë pushime ke në vit dhe mbi të gjitha a je i kënaqur me kushtet e punës?
Studimi i ri i tregjeve globale i kryer nga ofruesi ndërkombëtar i shërbimeve financiare Remitly,studioi pak më thellë, shtetet që mburren me ekuilibrin më të mirë punë-jetë.
Remitly anketoi rreth 4200 punëtorë në 22 shtete të ndryshme.
Para disa vitesh ndodhi fenomeni i "Dorëheqjeve të Mëdha" që mbushi faqet e gazetave. Shumë, të lodhur, të pakënaqur, shpesh pa motivim, punonjësit vendosën të largohen nga Puna. Kushdo që e bëri këtë vendosi për një sërë arsyesh:
stresi i tepërt i lidhur me punën, klima e institucionit dhe marrëdhëniet profesionale, perspektiva e një rroge më të mirë, nevoja për të pasur një ekuilibër më të mirë mes jetës dhe punës dhe mundësia e të punuarit në mënyrë të zgjuar.
Çfarë zbuloi studimi?
Finlanda ka balancën më të mirë punë-jetë, duke marrë parasysh të gjitha aspektet, me 73 pikë nga 100.
Punonjësit në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Australi dhe Irlandë kanë ditë më të gjata pune, duke tejkaluar mesataren me 36 orë.
Brazili, Zvicra dhe Portugalia ofrojnë pushimet më të gjata ditore për punonjësit e tyre, mesatarisht ndërmjet 53 dhe 60 minuta. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, Austria dhe Finlanda regjistrojnë kohën më të shkurtër të rrugës punë - shtëpi, nga 40 deri në 41 minuta në ditë.