Sociale

Covidi rriti ndjenjën e fajit dhe na kujtoi se vdekja ekziston

Covidi rriti ndjenjën e fajit dhe na kujtoi se vdekja ekziston

Covidi ka shtuar ndjenjën e fajit. Të dhënat dhe lajmet e vazhdueshme kanë shkaktuar një transferim të përgjegjësisë ata që qeverisin tek ata që qeverisen. Piero Cipriano, psikiatër dhe psikoterapist i njohur ka folur gjatë për Huffington Post për perceptimin e tij lidhur me këtë fenomen.

"Covidi papritmas na tregoi dobësinë tonë. Tani jemi trupa. Trupa të mbyllur në shtëpi. Ne ishim zotërit e tokës, tani jemi kthyer në banorët e frikshëm të shpellave", thotë psikiatri dhe vazhdon.

Ne ishim të angazhuar në një jetë aktive, kishim harruar që në fund do vdesim. Epoka të tjera ishin të familjarizuara me vdekjen, sepse mbase ishte më e lehtë të vdisje. Për disa dekada me radhë ishim të bindur se medikamentet kishte një forcë madhështore për të na shëruar se mjekësia kishte bërë progres. Covidi na zbuloi dobësinë.

Si reagoi njeriu?

Jo vetëm perceptimi i vdekshmërisë, por edhe një ndjenjë faji lind papritur: në këtë valë të dytë të epidemisë duket se shumica e infeksioneve ndodhin brenda familjeve ose brenda rrjetit të të njohurve. Një fenomen që mund t’i bëjë ata që besojnë se e kanë sjellë virusin “në shtëpi” të ndihen të përgjegjshëm para të afërmve pozitivë apo edhe të sëmurë.

Kjo lidhet me mënyrën se si u dha informacioni. Njerëzve iu kalua përgjegjësia duke u thënë se gjithçka varet nga sjellja e tyre. “Nëse infektohem kjo është për shkak se kam darkuar në shtëpi, për jetën e natës, sepse nuk kam mbajtur maskën edhe kur isha vetëm.”

Jo: infeksioni ka ndodhur kryesisht në mjediset e kujdesit shëndetësor. Të parët që u infektuan në Mars ishin mjekë dhe infermierë të cilët, ata janë të sëmurur (dhe disa kanë vdekur), duke e lënë më të brishtë sistemin shëndetësor. Pastaj, infeksioni shpërtheu në klinika, shtëpi të moshuarisht, spitalesh.

Sistemi shëndetësor duhej të ishte përgatitur, të kishte ngritur grupe të vogla pune në terren, për të shmangur radhën në spitale dhe kohën e pritjes për përgjigjen e tamponëve, kështu do ishte kursyer disa strese, intektime më pak. Por në kushtet kur kjo nuk u arrit, ishte më e lehtë t`u kalohej faji masës, popullsisë.

Koreanët tashmë po flasin për kurorën blu, një lloj depresioni në vend të ankthit, të lidhur me qëndrimin e detyruar në shtëpi.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al