Dacia Maraini: Shkolla nuk edukon më për të kultivuar ndjenja
Shkrimtarja italiane Dacia Maraini thotë se të rinjtë duhen edukuar që të kultivojnë ndjenja dhe respekt. Nisur nga një ngjarje ndodhur ditët e fundit në Palermo, ku një 19-vjeçare u përdhuna në grup nga disa djem, ajo shprehet me keqardhje se sot po jetojmë në gjendje degradimi kulturor dhe për këtë ajo fajëson familjen, por edhe sistemin arsimor.
“Ne jetojmë në një gjendje degradimi kulturor në të cilin fëmijët ushqehen me pornografi, sepse nuk ka asnjë formë edukimi sentimental. Si mund të hyjë një djalë në seksualitet nëse nuk ka mjetet e duhura? Kush duhet t'i edukojë të rinjtë të respektojnë? Shkolla së bashku me familjen. Por në bërthamën familjare nuk flitet për këto gjëra. Të rinjve u vjen turp për këtë, prindërit e shmangin këtë temë. Duhet të edukojmë të rinjtë që të mos e mendojnë trupin e femrës si një enë”.