Sociale

Daily Mail: Dhërmiu perla e fshehur e Europës. Blogerët britanikë e krahasojnë me Balin

Daily Mail: Dhërmiu perla e fshehur e Europës. Blogerët

Fshati bregdetar i Dhërmiut është quajtur perla e fshehur e Europës “Daily Mail”.

Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe kanë zbuluar përvojën e tyre turistike në plazhin e Dhërmiut, të cilin e quajtën një parajsë të fshehtë të krahasueshme me Balin.

“Ndërsa shumë vizitorë europianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë grekë dhe italianë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, i cili është cilësuar si një nga vendet e fshehta në kontinent. Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar, i ngjashëm me Balin, që ofron plazhe të kristalta të pastër, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze,” shkruan “Daily Mail”.

“Ju mund të zbuloni Balin europian në vendin më të paparashikuar”, shkruajnë Scott dhe Sal në një video në Instagram, e cila mori më shumë se 1.6 milionë shikime.

Çifti qëndroi në “La Brisa Boutique Hotel”, i cili ofron pamje spektakolare të perëndimit të diellit. Ata shijuan gjithashtu, pamjet panoramike të detit Jon në “Sanur Beach House”, e cila u frymëzua nga plazhet e njohura të Balit.

“Kjo është kaq e bukur. Shqipëria është perla e fshehur e Evropës”, shkruan një ndjekës.