Dalin në protestë edhe studentët e vitit të parë të Mjekësisë

E Enjte 26 Tetor 2023, 09:55
TiranaPost
Studentët e vitit të parë të Mjekësisë i janë bashkuar protestës kundër ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri për një afat pesë vjeçar pas përfundimit të studimeve.
Studentët e vitit të parë kanë vijuar mësimin gjatë këtyre javëve, pavarësisht bojkotit të atyre të viteve të tjera, duke qenë se ishin në dijeni të ligjit përpara se të hynin në këtë program studimi.
Sot, me thirrjet: 'Besoni te shpirti ynë luftarak', ata kanë dalë në protestë tek Godina e Kuqe.
Ndërkaq nuk dihet nëse do t'i bashkohen edhe bojkotit.