Sociale

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del kundër Kurtit

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve.

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin. Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjeçare, nëse sistemi e mundëson që të lidhësh kurorë në moshën 16-vjecare, meqë mosha mesatare është 35 vjeç e 2/3 e popullatës është nën 35 vjeç, mendoj që në të ardhmen nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç. Ne e shohim moshën 16-vjecare si moshë të pragut për shumë gjëra e po ashtu edhe për bartjen e shamisë.

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

Ka qenë kjo deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila ka ngjallur reagim të ashpër në Kosovë, por dhe në Shqipëri lidhur me atë që konsiderohet si cënim i shtetit laik, pasi me këtë legjitimohet edhe mbajtja e shamisë së vajzave në shkolla.

Si nisi debati?

Deklarata e Kryeministrit Kurti është nxitur nga një peticion i shpërndarë online për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon mbajtjen e uniformës fetare në shkolla.

Udhëzim administrativ i nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës në vitin 2010, vendosi të ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme, në Kosovë.

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

Organizatorët e peticionit për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla, me drejtues Liridon Kurtin, kanë njoftuar se janë mbedhur nënshkrimet e nevojshme.

Ky peticion u kundërshtua nga Ministria e Arsimit e cila thekson se shkollat janë laike:

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

“Konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore”, shton MASHT.

Reagimet e ashpra

Por Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se po e shqyrtojnë me vëmendje kërkesën e nënshkruesve të këtij peticioni. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë reagimet përfshirë edhe nga politika në Kosovë, e cila e konsideron këtë një rifetarizim të shoqërisë kosovare për qëllime politike.

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj përmes një shkrimi ‘Facebook’ ka thënë se Kosova është shtet laik. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës: Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tone”, ka shkruar ai.

Edhe ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një postim të tij në “Facebook”, ka deklaruar se kthimi i shamive duket si një shashkë për të larguar vëmendjen nga të tjera probleme, ku më i fundit ai i mungesës së energjisë elektrike.

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

“Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk ua kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa. Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore,” shprehet Hoti.

Edhe Osmani kundër Kurtit

Ndërkohë, sot edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njihet për mbështetjen e pakursyer ndaj Kryeministrit Kurti është distancuar nga një nismë e tillë.

Debati për shamitë në Kosovë, edhe Vjosa Osmani i del

“Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë dhe vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kjo Kushtetutë ka përcaktuar një parim themelor që është parim fondamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridik-kushtetues, ai është parimi i laicitetit. Prandaj, është tejet me rëndësi që në institucionet publike të Kosovës të respektohet ky parim”, ka deklaruar Osmani në Konferencën me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

“Si presidente e vendit do të vazhdoj të kërkojë që të inspektohen parimet mbi të cilat është ndërtuar jo vetëm Kushtetuta jonë, por edhe shoqëria jonë si progresiste, që i shikon parimet dhe vlerat euroatlantike si fondament të saj” shtoi ajo.