Sociale

Del lista me maturantët fitues, ja kur nisin regjistrimet

Del lista me maturantët fitues, ja kur nisin regjistrimet

Është publikuar këtë të hënë lista e maturantëve fitues në degët e përzgjedhura për në universitet. Lista është publikuar në portalin u-albania dhe maturashtetërore.com.

Maturantët mund të shohin nëse janë fitues në degë të cantuara në bazë të ngjyrë. Me ngjyrë jeshile shfaqen degët ku janë shpallur fitues, ndërsa me të kuqe degët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme.

Rreth 22 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet në universitet.

Nga data 2 shtator deri në 15 shtator fituesit duhet të regjistrohen në një nga degët fituese pranë fakultetit përkatës.

Ky raund përbëhet nga 7 faza 48-orëshe regjistrimi.

7 fazat

Faza 1: 2-3 shtator

Faza 2: 4-5 shtator

Faza 3: 6-7 shtator

Faza 4: 8-9 shtator

Faza 5: 10-11 shtator

Faza 6: 12-13 shtator

Faza 7: 14-15 shtator

Kjo për shkak të vendeve që mbeten bosh pas çdo regjistrimi dhe spostimit në listë.

Ndërkaq universiteti pritet të rinisë në nëntor, kurse gjatë muajit tetor studentët do japin provimet e mbartura.

Linku për të kontrolluar fituesit