Sociale

Detyrat e shtëpisë po i bëjnë fëmijët asocialë, revolta e prindërve italianë

Detyrat e shtëpisë po i bëjnë fëmijët

Detyrat e shtëpisë janë bezdia më e madhe e jetës shkollore. Vitet e fundit, veç detyrave, në kurrikul janë futur edhe të ashtuquajturat projekte, të cilat marrin një kohë të konsiderueshme për t'u përgatitur.

Këtë herë nuk janë nxënësit ata që janë ankuar, por janë prindërit e tyre.

Në Salento, Itali, prindërit janë ngritur kundër detyrave të shtëpisë që nuk i lejojnë fëmijët as të merren me sport, me aktivitete të tjera e as të socializohen.

Prindërit e fëmijëve të shkollës "San Pompilio Maria Pirrotti" në Campi, komunë rreth pesëmbëdhjetë kilometra në veri të Leçes, kanë dërguar edhe email në shkollë dhe në ministri ku kërkojnë që mësuesit të mos i ngarkojnë me detyra.

Deri tani, asnjë reagim.