Sociale

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj: Janë prioriteti ynë

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj:

Dita e Babait në parkun “Rinia” mblodhi sot, fëmijë e prindër për të kaluar një të dielë ndryshe me familjen, me shumë lojëra, argëtime dhe kohë cilësore së bashku.

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj:

Aktiviteteve të organizuara nga UNFPA dhe Bashkia e Tiranës iu bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se Dita e Babait po kthehet në një traditë që festohet edhe në vendin tonë.

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj:

“Dua t’u uroj të gjithë baballarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, gëzuar festën! Kjo festë, për disa vite festohej vetëm në Amerikë, por me kalimin e kohës u përhap në të gjitha vendet e botës. Si baba i ri them se burrat mund të bëjnë çdo gjë që bën një grua. Të rrisësh një fëmijë është punë më vete, duhet kohë dhe përkushtim nga të gjithë anëtarët e familjes. Këtë e them edhe si dikush që është rritur pa babain dhe që gjithmonë e ka ndjerë nevojën për një figure që mund ta imitoja, të mësoja prej tij. Ndaj, besoj se sfida në një qytet të madh si Tirana, është të vendosim prioritet fëmijët, për të kaluar më shumë kohë me ta”, shtoi ai.

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj:

Dita e babait festohet çdo vit, në të gjithë botën, të dielën e tretë të qershorit dhe ka rëndësi të veçantë për ndërgjegjësimin e të gjithë shoqërisë për të rritur përfshirjen e baballarëve në përkujdesjen ndaj familjes, në rritjen, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në ndarjen e barabartë të punëve të shtëpisë, të cilat edhe në Shqipëri, kanë ende nevojë për vëmendjen dhe kontributin e domosdoshëm të baballarëve.

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj:

Kjo ditë gjithashtu synon të festojë vlerat dhe rëndësinë që ka babai dhe pjesëmarrja e tij në jetën e çdo fëmije dhe familjes.

Dita e Babait, Parku Rinia mbledh prindër e fëmijë, Veliaj: