Sociale

Dy fjalë nga blogerja Ami Bekteshi për videon ku dy djem puthnin një vajzë në club

Dy fjalë nga blogerja Ami Bekteshi për videon ku dy djem puthnin

Gazetarja shqiptare, tashmë blogere që jeton në Cannes, Ami Bekteshi ka bërë në rrjete sociale një reagim mbi videon që qarkulloi dje në rrjete sociale dhe portale. Dy djem shfaqeshin në një club duke puthur dhe përkëdhelur një vajzë.

Nga Ami Bekteshi/ Sa i përket videos që ka bërë xhiron e rrjetit me vajzën në club me dy djem, kam dy fjalë

Videon nuk e postoj, sepse është cënim i të drejtave të njeriut. Nuk e di se kur mund të ketë gati një ligj (nëse nuk është) që dënon publikimin e imazheve personale pa të drejtë dhe pa miratimin e personit. Deri atëherë, mediat diarre sociale do vazhdojnë të mbjellin injorancë kolektive dhe të promovojnë vulgaritet verbal deri në denigrim personi. Videon e kam bërë report dhe ju ftoj ta bëni edhe ju! Se çfarë bën dikush diku, kudoqoftë, pa cënuar hapësirat e tjetrit dhe pa thyer kod etik të vendit është puna e tij/saj dhe jo puna e çdo analfabeti funksional me një telefon në dorë. Shumë njerëz e kanë pasion Big Brother, por në bazë ai mbetet një eksperiment social ku "kaviet" kanë probleme psikologjike në përfundim. Në kulturën tonë, kulturalisht prej shekujsh e kemi treguar se më shumë kemi qejf të merremi me tjetrin, por kur na bie në pragun tonë, aty e kuptojmë dhimbjen. Karma gjithsesi bën punën e saj! Marr shkas nga një bisedë me një mike franceze, bisedë para 1 jave gati, ajo frekuenton jetën e natës dhe më tha se qarkullon një lloj substance që jua hedhin njerëzve në pije pa dijeni në Cannes. Dikur qarkullonte një substancë që rriste befas dëshirën seksuale te vajzat, ndërsa substanca e momentit ul reagimin e shqisave. Çon në përgjumje dhe të shkëput nga ndërgjegja, ndaj personi kur zgjohet të nesërmen nuk mban mend asgjë. Kjo substancë përdoret edhe te femrat për përfitime seksuale dhe vjedhje sendesh, por edhe të meshkujt për t'ju vjedhur sende personale si ora të shtrenjta, portofol çelësa makine e me radhë. Po e ndaj si info që të keni kujdes, sidomos vajzat. Këto janë lajme "urbane", por që kanë rritur vigjilencën e njerëzve dhe të policisë.

Dhe e fundit! Ka një vend në ferr për çdo të pafytyrë, skuth, bastard, frikacak apo frikacake, burracak, njeri pa shtyllë, pa integritet, pa dhembshuri, pa shpirt që guxon të filmojë dhe të dërgojë video të tilla denigruese që mund t'i ndryshojnë përgjithmonë jetën dikujt!

Herët apo vonë... Karma dhe Zoti e bëjnë punën e vetë!

P.s Tiranapost e ka në filozofinë dhe etikën e saj si faqe informative të mos publikojë asnjë video apo skandal që prek privatësinë. Ky shënim u përzgjodh sepse përkon me vlerat që beson Tiranapost. Informim dhe jo përfitim për një klikim.