Edhe Bill Gates nuk thotë më lexoni vetëm libra: Ka edhe gjëra të tjera për të bërë në jetë, si psh…
Bill Gates po ndryshon gjërat këtë vit.
Njeriu i katërt më i pasur në botë që zakonisht publikon rekomandimet e tij për librat që duhen lexuar gjatë verës, këtë vit thotë se “në jetë ka më shumë sesa të lexosh”.
“Unë po rekomandoj vetëm dy libra, një roman dhe një jofiction, plus një përzierje të gjërave të tjera që më kanë pëlqyer kohët e fundit, duke përfshirë një serial televiziv dhe disa dhjetëra këngë,” u shpreh ai.
Ja librat, këngët dhe shfaqjet e rekomanduara nga Bill Gates për këtë verë:
“Tomorrow, and Tomorrow, and Tomorrow”, një roman i përqendruar rreth dy miqve që ndërtojnë një kompani videolojërash së bashku. "Ishte një histori bukur që më kujtoi shumë nga marrëdhënia ime me Paul Allen dhe puna jonë së bashku në Microsoft,” shkruan Gates.
“Born in Blackness”, një autobiografi e një studenti afrikan. Gates thotë se mësoi shumë nga ky libër që rikornizon historinë e botës moderne me historinë afrikane në qendër të saj.
Gates ka rekomanduar filma edhe në të kaluarën, por është hera e parë që një shfaqje televizive hyn në listën e tij të rekomandimeve të verës.
Bëhet fjalë për prodhimin e Netflix “Borgen”, i cili përqendrohet rreth një politikaneje daneze që bëhet kryeministrja e parë femër e vendit të saj.
Lista e Spotify
Lista e tij për Spotify këtë verë përfshin disa nga këngët e tij të preferuara nga artistë që nga Enrique Iglesias tek Vampire Weekend.
“Këto ditë, më pëlqen të mësoj për këngë dhe artistë të rinj përmes rekomandimeve nga fëmijët e mi, të cilët kanë veshë të mrekullueshëm, dhe miq si Bono (veshi i të cilit nuk është as shumë i dobët),” thotë Gates.