Sociale

Ekspertja Eugena Tomini pyetet nga prindi i një nxënësi që doli negativ me Covid, por kishte rruf

Ekspertja Eugena Tomini pyetet nga prindi i një nxënësi që

Në raste të tilla ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini, tregon se nuk duhet të bëhet një gabim që deri më dje është toleruar, duke i çuar fëmijë në shkollë, kopsht apo çerdhe. 

E pyetur me mesazh nga nëna e një nxënësi, i cili doli negativ nga Covid, por ka simptoma rrufi apo shenja të tjera të gripit, Tomini këshillon që duhet të qëndrojë në shtëpi për një periudhë të caktuar, që mund të jetë edhe 14 ditë.

“Një nxënës ose mësues që i merret tamponi nuk do thotë që është negativ, nuk nxitojmë për ta kthyer sërish në shkollë. Një rast i tillë, nuk duhet të nxitojmë për ta kthyer në shkollë. Periudha 14 ditore na tregon që kemi të bëjmë apo jo me virusin .Dhe nëse kemi shenja virale respriratore dhe del tamponi negativ, s’jemi të gatshëm për shkollë”, tha Tomini në ‘News 24’.

Lidhur me situatën e virusit në vend ekspertja u shpreh se është qëndrueshme dhe nuk po shihet një agresivitet. Ndërkohë, për 3-4 ditë i gjithë personeli shëndetësor do të vaksinohet kundër gripit dhe më pas do të nisë për grupet e tjera që do të bëjnë vaksinën falas, si moshat e treta, fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatzëna, personat obezë.