Sociale

Ekstrovertë dhe egocentrikë! Profili psikologjik i njerëzve që ka më tepër gjasa të mos respektojnë masat anti-COVID

Ekstrovertë dhe egocentrikë! Profili psikologjik i njerëzve

Universiteti i Sidney-t në Australi ka bërë një studim për të vlerësuar profilin psikologjik të njerëzve që ka më tepër gjasa që të mos respektojnë kufizimet dhe masat anti-COVID të vendosura nga pothuajse të gjitha qeveritë në botë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Sipas, kërkimit që është bërë me 1575 subjekte studimi nga Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, rezulton se njerëzit që janë më tepër ekstrovertë (të shoqërueshëm, të hapur dhe më pak të mbyllur tek vetvetja), më egocentrikë (me një ide të madhe për veten) dhe kryesisht janë meshkuj.

Studimi në fjalë i cili është publikuar në revistën shkencore “Plos One”, rreth 10% e popullsisë nuk i janë bindur thuajse aspak masave anti-COVID duke mos mbajtur maska në çdo mundësi, duke mos ruajtur distancat fizike dhe duke u mbledhur në grupe të mëdha edhe gjatë kohës kur kjo ishte e ndaluar.

Këta individë e përshkruanin veten si “më pak të hapur ndaj eksperiencave të reja”, një indikator se nga pikëpamja politike janë konservatorë, pra preferojnë atë që njohin dhe rutinën, por shprehen edhe se nuk mendojnë se të tjerët janë më të zgjuar apo më kompetentë se ata.

Vetëm 8% e grave të marra në studim i përkisnin kategorisë së anti-konformistëve, ndërkohë që 14% e burrave klasifikoheshin në këtë grup. Një tjetër karakteristikë predominante mes jo-konformistëve ishte fakti që një pjesë e madhe deklaroheshin besimtarë praktikantë.

Një tjetër karakteristikë e jo-konformistëve ishte refuzimi i autoriteteve dhe mos pasja besim tek burimet “zyrtare” të informacionit, duke pasur prirjen që të “studiojnë” vetë çështjen duke kërkuar për të, çka rezultoi që një pjesë e madhe e tyre të ekspozohej përkundrejt teorive të konspiracionit.

Gjithashtu, një tjetër gjetje interesante ishte se jo-konformistët kishin më pak gjasa të abuzonin me alkoolin dhe substancat narkotike përgjatë pandemisë, në krahasim me grupin e konformistëve. Këta të fundit kanë më tepër besim tek autoritetet, por raportohen nivele më të ulëta besimi tek vetvetja apo optimizmi për të ardhmen.

Tiranapost.al