Sociale

Ende asnjë vendim për hapjen e shkollave në Shqipëri! Thirrja e OKB-së: Gjeni zgjidhje!

Ende asnjë vendim për hapjen e shkollave në Shqipëri!

Në Shqipëri nuk është marrë ende asnjë vendim për shkollat, pavarësisht se vetëm 1 muaj na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri. E vetmja përgjigje është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha së fundmi se për këtë do të vendosin ekspertët.

Nga ana tjetër, shumë vende të botës i hapën dyert e shkollave që në maj dhe qershor. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm  i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se prioriteti i të gjitha qeverive duhet të  jetë  krijimi i të gjitha kushteve për rikthimin e nxënësve në shkolla. 

Ende asnjë vendim për hapjen e shkollave në Shqipëri!

Sipas tij mësimi në distancë nuk është mundësia më e mirë për të gjithë, pasi shumë vende kanë internet të avashtë apo nuk kanë akses.

"Ju bëj thirrje familjeve dhe liderëve kudo në botë të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Nga fillimi i pandemisë shkollat janë mbyllur në 160 vende, ndërsa të paktën 40 milionë fëmijë kanë humbur mundësinë për të ndjekur arsmimin parashkollor.