Sociale

Çfarë janë lidhjet LAT? I njeh, por mbase nuk i dije emrin

Çfarë janë lidhjet LAT? I njeh, por mbase nuk i dije emrin

LAT është një lloj i veçantë marrëdhënieje dhe për herë të parë u shfaq publikisht në dashurinë e Woody Allen dhe Mia Farrow (që nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme).

LAT është akronim i (Living Apart Together) dhe janë çifte që duhen, janë bashkë, por zgjedhin të mos jetojnë bashkë.

Këta njerëz cilësohen shpesh si individualistë, por ky përcaktim është shumë sipërfaqësor.

Ata mund t`i kenë shtëpitë larg, mund t`i kenë shumë afër, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ideja është që nuk jetojnë nën një çati.

Dëshmitë e njerëzve që realisht kanë përjetuar një lidhje të tillë janë interesante dhe shërbejnë për ta kuptuar më mirë fenomenin.

“Motra ime thotë: oh, kjo është superlidhje. Jemi shumë mirë kështu siç jemi. Pa angazhime dhe fatura për të ndarë. Kur bëhesh një familje gjërat ndryshojnë. Nuk është thjesht një fazë, ne nuk po presim që të sistemojmë ca gjëra e pastaj të jetojmë bashkë. Kjo është mënyra sipas të cilës do jetojmë për një kohë të gjatë dashurinë tonë”.

“Lumturia është një ekuilibër misterioz dhe shumë personal. E imja është e vendosur mes shtëpisë time të vjetër, kaotike dhe magjepsëse dhe asaj të Pietros, me teknologji të lartë dhe minimaliste. I njëjti qytet, lagjet jo shumë afër, por të arritshme në këmbë. Unë pi duhan, ai jo. Ai është vegan, unë ha karbonara çdo natë. Ai ka një qen, dhe unë e dua, kam qejf të luaj me të, por më ngre nervat një shtëpi me qime e lesh ngado. Duhemi, por nuk martohemi dhe nuk shpërngulemi. E bëra njëherë atë gabim në martesën time të parë”, thotë dikush tjetër.

Po psikologjia ç`thotë për këto raste?

Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë apo të gabuar për të qenë së bashku. Secili çift duhet të zgjedhë formulën e tij. Ata që nuk jetojnë së bashku rrisin mundësinë e eksitimit.

Zgjedhja për të mos jetuar së bashku parandalon monotoninë. Këto çifte zakonisht kalojnë kohë cilësore së bashku, ata përpiqen të mbajnë gjallë flakën e dashurisë. Sigurisht, edhe kjo lloj marrëdhënie mund të dështojë, por këto çifte japin gjithçka që munden kur takohen.

*Burimi Roba da Donne