Sociale

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ofrojnë krevatë të specializuar në Spitalin Pediatrik të Sarandës

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ofrojnë krevatë të

Teknologjia ka si mision t’u lehtësojë e plotësojë njerëzve kërkesat dhe nevojat e përditshme në familje, në punë, në shkollë, në biznese, në çdo nismë e projekt që ndërmarrin e sigurisht, edhe për atë që është më i rëndësishmi, shëndetin e tyre.

Në 20 vitet e operimit të saj në treg, Vodafone Albania, si kompania më e madhe e telekomunikacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, përveç investimeve të vazhdueshme në sektorin e telekomunikacionit, përmes Fondacionit Vodafone Albania, i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe politikave sociale për kujdesin shëndetësor dhe emergjencat civile.

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ofrojnë krevatë të

Në këtë kuadër nga Fondacioni Vodafone Albania, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq,u mundësua pajisja me krevate të specializuara të Spitalit Pediatrik të Sarandës (më i madhi në rajonin jugor).

Ky donacion, qëkap vlerën e 15,000 eurove, u dorëzua gjatë një vizite që Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki dhe Presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli Allushi, bënë në Spitalin Pediatrik të Sarandës, ku u mirëpritën nga drjetori Arjan Kalcuni si dhe personeli mjekësor i këtij spitali.

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ofrojnë krevatë të

CEO e Vodafone Albania, znj. Stathaki shprehu kënaqësinë që ndjen jo vetëm si drejtuese e kompanisë por edhe si nënë e një djali të vogël, kur bëhet e mundur një mbështetje kaq e domosdoshme për fëmijët e sidomos për shëndetin e tyre.

“Nuk do të ndalojmë këtu. Fondacioni Vodafone Albania do të vazhdojë të ndërmarrë të tjera nisma mbështetëse, ashtu siç ka bërë në gjithë këto vite, duke u ardhur në ndihmë komuniteteve, si edhe në kohën e tërmetit apo dhe të situatës së vështirëqë krijoi pandemia, Covid -19. Ne do të vazhdojë të japim kontributin tonë, përmes ofrimit të mundësive të pafundme që na ofron teknologjia, për mirëqenien e shëndetin e njerëzve, duke pasur padiskutim në fokus fëmijët. Falenderojmë Kryqin e Kuq që na u bashkua në këtë iniciativë për Spitalin Pediatrik të Sarandës.”

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq ofrojnë krevatë të

Vodafone Albania dhe fondacioni i saj, kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Mision që do të vijojë gjithmonë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë emergjencave civile e politikave sociale.