Sociale

Gazetarja amerikane: Boll na lexuat Biblën!

Gazetarja amerikane: Boll na lexuat Biblën!

Një shpërthim i prezantueses dhe gazetares së njohur amerikane Ana Kasparian, duke folur për fenë dhe abortin, është rishfaqur dhe është bërë viral në mediat sociale pasi Gjykata e Lartë ktheu shoqërinë amerikane gjysmë shekulli pas me heqjen e të drejtës së abortit.

Përmes një fjalimi të shkurtër por të mbushur me emocion Kasparian thotë se nuk i intereson aspak feja, Bibla dhe të gjithë ata që e besojnë atë. Por ajo shprehet se do të luftonte edhe për të drejtat e për liritë fetare, ndërkohë që nga ana tjetër askush nuk mund të imponojë thotë ajo këtë besim, apo interpretimet e ligjit në bazë të këtij besimi. “Unë kam gjithë të drejtën të bëj çfarë të dua me trupin tim dhe ju nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se çfarë duhet, apo nuk duhet të bëj,” është thelbi i mesazhit të gazetarës.

Komenti i plotë i Ana Kasparian:

Ky koment mund të jetë i ashpër por tregon mbi atë çka unë vërtet ndjej. Mua nuk më intereson që ju jeni i krishterë. Nuk më intereson se çfarë thotë Bibla. Më duket thjesht një show qesharak tek rri ulur këtu dhe përpiqem të deshifroj çfarë thotë libri i shenjtë rreth çështjeve të tilla politike.

Mua nuk më intereson që ju jeni i ktishterë. Dhe madje do luftoj unë për ju që t’ju garantohen të drejtat e liritë fetare, të praktikoni fenë tuaj, sepse besoj është e drejtë.

Por unë nuk besoj në kristianizëm, që do të thotë se nuk keni as ju pse të më diktoni mënyrën se si unë e jetoj jetën time, bazuar vetëm në besimin tuaj. Unë nuk dua t’ia di çfarë thotë Bilbla. Ju keni gjithë të drejtën e botës dhe të gjitha ato gra që identifikohen me besimin tuaj kanë po ashtu gjithë të drejtën të mos kryejnë abort, apo planifikim familjar, por ato nuk kanë asnjë të drejtë të diktojnë jetën time dhe çfarë unë vendos të bëj me trupin tim.

Nuk më intereson fare ai dreq besimi yt. Jam kaq e lodhur me gjithë këto diskutime se çfarë thotë bibla. Ju mund të jetoni nëse doni në mënyrën si e përcakton bibla. Përsëri, çështje juaj, nuk më përket.

Por ju nuk keni pse të merrni biblën dhe të më thoni: “Bibla thotë, në këtë kapitull...", nuk më intereson absolutisht. Nuk besoj dhe kam gjthë të drejtën e garantuar nga Kushtetuta e këtij vendi për të mos e besuar.

Kush është Ana Kasparian?

Kasparian është bashkëprezantuese dhe producente e The Young Turks (TYT), një emision lajmesh në YouTube që numëron mbi 2.4 milionë abonentë dhe 45 milionë abonime mujore, sipas Forbes. Revista e quajti Kasparian në listën e lidereve të reja, sipërmarrësve dhe yjeve nën 30' në vitin 2016.

Kaspariani e lindur në Los Angeles është fëmijë i dy prindërve emigrantë armenë. Ajo filloi karrierën e saj në gazetari si asistente producente për CBS Radio përpara se të kalonte përfundimisht në The Young Turks, një program i krijuar nga komentatori Cenk Uygur dhe konsiderohet të jetë progresiv dhe i majtë.