Sociale

Gjobë për maskën/ Çfarë ndodh nëse nuk i bindesh policit që t’i japësh kartën ID?

Gjobë për maskën/ Çfarë ndodh nëse nuk i bindesh

678 qytetarët janë gjobitur brenda 24 orëve me 3000 lekë pasi nuk kishin vendosur maskën dhe as nuk kishin me vete një të tillë. Ndërsa policia njofton se ka pasur edhe nga ana që kanë refuzuar për t’i treguar një mjet identifikimi, në mënyrë që t’i shpëtonin gjobës.

Dhe si është vepruar në këtë mënyrë?

Janë shoqëruar në ambientet e komisariateve të qyteteve përkatës, janë ndëshkuar më 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

“Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.