Sociale

Hapen lokalet brenda, por pse nuk lejohet ende muzika pas orës 20:00? Flet epidemiologu

Hapen lokalet brenda, por pse nuk lejohet ende muzika pas orës 20:00? Flet

Ndonëse nga 1 tetori do të lejohet shërbimi brenda lokaleve dhe restoranteve, sërish muzika do të jetë e ndaluar pas orës 20:00. Dhe sipas epidemiologut pranë ISHP-së, Artan Simaku, nuk jemi ende gati për ta hequr këtë vendim, pasi sipas tij rrit më shumë shanset e infektimit.

Hapen lokalet brenda, por pse nuk lejohet ende muzika pas orës 20:00? Flet

“Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh me hapjen e ambienteve të mbyllura. Ne nuk infektohemi nga veshët, por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi. Jo prej muzikës, por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë", tha epidemiologu për ‘Report TV’.

Sipas tij situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe e tillë dot vazhdojë edhe për javët e ardhshme.