Sociale

“Heronj në timon” nga Porsche Albania dhe Vodafone shton sigurinë në rrugët tona!

“Heronj në timon” nga Porsche Albania dhe Vodafone shton

Nxitur nga shifrat shqetësuese të aksidenteve, Porsche Albania së bashku me Vodafone ndërmorrën nismën “Heronj në Timon”, e cila synonte të bënte rrugët më të sigurta, duke ndërgjegjësuar shoferët mbi rëndësinë jetike që ka vëmendja gjatë drejtimit të mjetit.

Mekanizmi i nismës bazohej në një parim shumë të thjeshtë, por shumë efikas në ndërgjegjësimin e drejtuesëve të mjeteve në rrugët tona. Drejtuesit e mjeteve që ecin sipas rregullave shpërblehen, ndërkohë ata që shkelin normat e lejuara “penalizohen”.

Fushata “Heronj në Timon”, u shtua si funksionalitet në aplikacionin “Makina Ime”. Ky aplikacion mbshtetet nga një teknologji e avancuar e cila bën të mundur ndjekjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalistikës rrugore. Aktualisht, Porsche Albania është i vetmi koncesionar i cili ofron një facilitet të tillë për klientët e tyre. Të gjithë përdoruesit që pranuan të jenë pjesë e nismës, duhet të drejtonin mjetin brenda shpejtësisë së lejuar dhe nuk duhet të përdornin smartphone-ët e tyre. Përtej shpërblimit material, nisma solli vazhdimisht në vëmendje çmimin e vërtetë: jetët e shpëtuara nga një veprim kaq i thjeshtë si mospërdorimi i smartphone-it apo lëvizja brënda shpejtësis së lejuar sipas kodit rrugor.

Gjithçka mund të presë. Çdo bisedë mund të bëhet edhe pas pak minutash. Nuk ka asnjë foto apo video që s’mund të dërgohet pak më vonë. E vetmja gjë që nuk pret dhe nuk të jep kohë është aksidenti, sepse kurrë nuk vjen i paralajmëruar.

Në fakt, në vetëm pak javë, fushatës nga Porsche Albania ju bashkuan rreth 20 mijë përdorues, të cilët u shndërruarn kështu në aleatë me kontribut real në sigurinë publike

Porsche Albania, prej disa vitesh, ka profilizuar strategjitë e saj të marketingut me dimensione edukuese, por interesimi i lartë për nismën dhe sukses i saj shtuan edhe më shumë besimin se fushatat ndërgjegjësuese mbi drejtimin e përgjegjshëm duhet të jenë pjesë themelore e të gjitha strategjive afatgjata.

Në fund të fushatës përdoruesit që zbatuan të gjitha rregullat në lidhje me shpejtësinë apo mospërdorimin e smartphonë-ve gjatë drejtimit të mjetit grumbulluan pike, të cilat u konvertuan në dhurata “smartphone” si shpërblim për dedikimin.