Java e tretë e bojkotit mësimor, studentët e Mjekësisë dalin sërish në protestë

E Mërkurë 18 Tetor 2023, 10:51
TiranaPost
Bojkoti mësimor i studentëve të Mjekësisë është futur në javën e tretë.
Studentët kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar vendosjen e kushtit të punësimit 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.
Protesta sot ka nisur nga spitalet dhe ka vijuar në Rrugën e Dibrës drejt qendrës së Tiranës. Ata po i drejtohen Ministrisë së Arsimit.
Studentëve u është dhënë mundësia për të paguar edhe tarifën e kostos reale të studimeve të tyre, në rastin që duan të lirohen nga detyrimi i punësimit të detyruar. Kjo është një tjetër pikë e ligjit që ata e kundërshtojnë.