Sociale

Jemi në hall të madh! Çfarë do t`i japin shoqërisë, studentët që nuk besojnë tek ajo që mësojnë?

Jemi në hall të madh! Çfarë do t`i japin

Erion Braçe ka marrë shkas nga një poster Halloween-i dhe i nxitur nga kundërshtitë e djeshme të studentëve për të mos u vaksinuar, shkruan një status të gjatë. E vë theksin tek hezitimi i ajkës së shoqërisë, i atyre që përfaqësojnë shtresën intelektuale dhe dijen, por që nuk besojnë ato që mësojnë. Ata që studiojnë shkencë, por nuk i besojnë shkencës.

Jemi në hall të madh! Çfarë do t`i japin

Jemi në hall të madh! Çfarë do t`i japin

Statusi i plotë:

“DUHET TE JEMI SERIOZE ME
LIRINE TONE!

DUHET TE JEMI SERIOZE ME
SHENDETIN PUBLIK!

Duhet te jemi te pergjegjshem ne cdo akt, cdo rregull, zbatimin e tyre!

DUHET TE JEMI TE DREJTE, TE NDERSHEM, TE BARABARTE;
TE VERTETE MBI TE GJITHA!

Betejat nuk behen me gjasme!
Kane kosto doemos por nje udheheqje e forte, e drejte dhe e barabarte ketu duket!

Pash dje gjithe diten sjelljen ne universitete-pretendohet ajka e ketij vendi aty, perkunder nje ceshtje themelore te shendetit publik, VAKSINIMIT KUNDER COVID 19.

Jo vetem u tmerrova nga padija, por u tremba nga fuqia e padijes ne institucione ku dija duhet te luftoje injorancen!

NUK KA UNIVERSITET NE EVROPE, AMERIKE PO TE DONI, ME KETE NIVEL TE MBULESES VAKSINALE QE NE KEMI!
NUK KA!

Me thoni, cfare do i japin shoqerise nje mase e tille studentesh qe nuk besojne tek ajo qe mesojne??

Jemi ne hall te madh!

Dhe ketu kemi pergjegjesi edhe ne qe drejtojme, nxjerrim akte e rregulla, i zbatojme ato.

Po e perseris edhe nje here;
NUK BEHET BETEJA PER IMUNIZIMIN PERMES VAKSINES ME GJASME!

Eshte njesoj sic te besh e pranosh ato letrat fallso te vaksinimit!

Dy dite me radhe para ndeshjes me Polonine, me shqetesonte grumbullimi i aq shume njerezve si vater infesksioni vecanerisht ne Tirane;
Po mbi te gjitha me shqetesonte MORALI i se gjithes!

Ai stadium plot, madje pertej kapacitetit te tij kur mesoj numrin e biletave te shitura dhe shihja njerezit qe rrinin ne kembe kudo, ne cdo hapesire, pa asnje-zero, mase sigurie, mbrojtese, nje akt papergjegjshmerie i nje njeriu te vetem qe ka marre persiper te bej si te doje ne kete vend per PARA PARA PARA, e cmova si akti me i rende kunder betejes per VAKSINIM!

Cfare morali ka ti lesh tamam ata te rinj te hyjne ne nje stadium 120% te mbushur dhe pa asnje mase mbrojtese dhe, 6 dite me pas t`u kerkosh pasaporte vaksinimi ne universitet??

Doni edhe me;
Cfare morali ka qe kete fundjave e disa fundjava rresht t`i lejosh kete te rinj te festojne Halloween ne klubet e te forteve, te pavaksinuar e pa asnje mase mbrojtese, nderkohe qe ne universitet iu kerkon pasaporten e vaksinimit dhe masa mbrojtese?

Ndaj ne beteje vlen i pari MORALI!

VAKSINA ESHTE LIRI!
Asnje kufizim per te VAKSINUARIT!”, shkruan Braçe.