Sociale

Rudina Xhunga nismë për fëmijët tanë dhe jo për hallet e Amerikës

Rudina Xhunga nismë për fëmijët tanë dhe jo për

E kemi zakon që të na inspirojnë ngjarje të mëdha botërore dhe shumë mirë, por e kemi po aq ves sa të mos shohim shtëpinë tonë dhe t’i ikim dhimbjeve e dështimeve tona si shoqëri.

Si për ironi, gazetarja Xhunga merr sloganin e Amerikës për jetët e afroamerikanëve, frymëzuar pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga polici i bardhë dhe e vendos të termat e Shqipërisë. Ngjarja e fundit është 15-vjeçarja e përdhunuar nga roja i shkollës në Kamzë dhe disa djem të rinj që e shantazhonin përmes një videoje seksuale.

Rudina Xhunga nismë për fëmijët tanë dhe jo për

“Jetët e fëmijëve vlejnë! Dhe jo vetëm e fëmijë tanë. Jetët e fëmijëve që nuk njohim vlejnë sa tanët. Nëse nuk bëjmë një shoqëri më të mirë, për tanët nuk do jetë kurrë, por kur! Për fëmijët duhet të bëhemi bashkë. Mos i prek fëmijët! Mos i përdor fëmijët! Bashkë për fëmijët! Sot, nesër dhe çdo ditë”, shkruan Rudina Xhunga në Instagram.

Lexo më shumë: